20.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Zbulohen pamjet çnjerëzore të filmuara nga ushtari izraelit në Gaza

Më të lexuarat

Pamjet tregojnë se si janë shkatërruar varrezat si dhe një qen endacak që ha trupin e një palestinezi të vdekur

Pamjet e marra nga një ushtar izraelit në Rripin e Gazës nën sulm, tregojnë se si janë shkatërruar varrezat si dhe një qen endacak që ha trupin e një palestinezi të vdekur, transmeton Anadolu.

Gazetari palestinez Younis Tirawi, në platformën e X publikoi një postim që përmbante imazhe të regjistruara nga një ushtar izraelit në Gaza.

Në pamjet, shumica e të cilave ishin regjistruar në muajin janar, shihen shumë ushtarë izraelitë që e shtyjnë një palestinez civil të gërmojë një zonë për të cilën thuhet se është hyrja e një tuneli në Gaza.

Në një postim tjetër mund të shihet se si një buldozer i ushtrisë izraelite shkatërroi një varrezë në Khan Yunis, në jug të Gazës.

Ushtari izraelit tallet me momentet e prishjes së varreve duke i ndarë këto momente me shënimin “sepse nuk më ftuat në varrim”. Pamjet tregojnë gjithashtu ushtarët izraelitë duke shkatërruar një fermë me qindra pula.

Një tjetër pamje, me sa duket e incizuar prej brenda buldozerit, tregon momentet kur një qen endacak ha trupin e një palestinezi.

Tërheq vëmendjen se ushtari izraelit ka përdorur një këngë “Çfarë po bën qeni” si sfond për momentet kur qeni endacak ha trupin e pajetë të palestinezit.

Pamjet përfshijnë gjithashtu momente kur ushtarët izraelitë hodhën në erë një xhami me eksploziv dhe shkatërruan automjete palestineze me buldozerë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit