-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Florian Marku në Mekë, shpotitja e analistit kosovar ndaj kinse konvertimeve

Më të lexuarat

Boksieri shqiptar me famë, afirmim besimi pa shumë komente

Boksieri i famshëm shqiptar Florian Marku ka shfaqur veten e tij në dimensionin e besimit, atë të një muslimani, paçka një tjetër trashëgimie fetare pa vullnetin e tij, duke kryer një ritual islam në Mekë – Umra-n, një nënkategori e Haxhit, kryer dhe nga shumë VIP-a shqiptarë, mes tyre dhe Erjon Veliaj një vit më parë.

Por veç fotove, pra shpalosjes vizualisht të besimit, ai nuk ka bërë shumë komente.

Por komenti më kuptimplotë është bërë nga analisti kosovar Mustafë Bajrami, njëherësh një figurë fetare e Islamit në Kosovë, i cili poshtë fotos së tij shkruan:  “Pa zhurmë e pa poterë, veç madhështi…!”

Këto të fjalë të Bajramit, bartin nëntekstin e një shpotitjeje të tij ndaj zhurmës së kinse konvertimeve në Kosovë,  ku paradoksalisht, ata që pretendojnë se konvertohen, pra kthehen në “fenë e të parëve”, nuk kanë Zotin e besimin kryefjalë, siç dhe duhej t’i kishin logjikisht, por Shqiptarinë(!!!).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit