-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Popullsia e Ballkanit deri në 2050-ën: cili shtet do e ketë rënien me të madhe?

Më të lexuarat

Trendi trishtues në rajon që asgjë s’po e frenon

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vlerësuar se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia) do të kenë afërsisht tre milionë banorë më pak në vitin 2050 se sot.

Në të njëjtin tekst thuhet se humbjen më të madhe në shifra absolute do ta ketë Serbia dhe në përqindje Bosnja dhe Shqipëria.

Në vend të 16,977,000 të vitit të kaluar, Ballkani Perëndimor do të ketë 13,975,000 banorë në vitin 2050, raporton Radio Evropa e Lirë një vlerësim i OKB-së.

Serbia, e cila vitin e kaluar kishte 6.788.000 banorë, në vitin 2050 do të ketë 5.554.000, pra afërsisht 1.2 milionë banorë më pak. Nëse ky vlerësim realizohet, do të ishte një rënie prej 18.2 për qind.

Rënia më e vogël në Kosovë

Bosnja dhe Hercegovina do të zvogëlohet nga 3,194,000 në 2,469,000 banorë, që është 22,7 për qind më pak, dhe Shqipëria nga 2,822,000 në 2,251,000 banorë, që është një rënie e numrit të banorëve me një të pestën.

Më tej thuhet se Maqedonia e Veriut në vend të 1.836.000 do të ketë 1.519.000 banorë (një rënie prej 17.3 për qind), ndërsa Mali i Zi do të ketë 535.000 banorë në vend të 628.000, pra 14.8 për qind më pak banorë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, Kosova do të shënojë rënien më të vogël, nga 1,709,000 në 1,647,000, ose vetëm 3.6 për qind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit