2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Lojën e kujt e luajti sistemi i drejtësisë që dha urdhër gojor për ndalimin e Kurtit?

Më të lexuarat

Policia e Kosovës kishte ndaluar deputetin Albin Kurti, pa fletarrest me shkrim. Ajo ishte vendosur në këtë pozitë të vështirë nga prokurorja e shtetit, Shemsie Asllani.
Mësohet se prokurorja Asllani, e cila ishte kujdestare atë natë, me urdhrin që i kishte dhënë policisë për të shoqëruar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti në polici për ta intervistuar, kishte shpërfillur të gjitha procedurat e rregullta.

Për intervistimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, prokuroria fillimisht duhet t’i dërgojë ftesë për paraqitje në polici. Në rast të mosparaqitjes, prokurori i rastit duhet të lëshojë urdhërarrest me shkrim dhe jo urdhër gojor, sikurse që kishte vepruar prokurorja kujdestare, Shemsie Asllani.

“Urdhërat gojor janë thjesht ndalesa dhe mund të jepen vetëm për raste flagrante, kryesisht për probleme që ndodhin nëpër rrugë, vjedhje dhe kanosje të zakonshme dhe assesi për të shoqëruar një deputet në stacion të policisë”, tregojnë burime të lajmi.net.

Ky veprim i prokurores Shemsie Asllani, i cili opozitës së bashkuar i shërbeu për të tensionuar edhe më shumë situatën politike në vend dhe prodhojë dhunë të madhe në kryeqytet, brenda policisë së Kosovës po shihet edhe si veprim i koordinuar dhe si lojë e disa prokurorëve të afërt me vetë subjektet politike të opozitës. Falë këtij arrestimi, Kurti u shndërrua në sytë e publikut nga një agresor e shkaktar i dhunës në parlament në një viktimë i një akti padrejtësie.

“Prokurorja Shemsie Asllani, e cila si prokurore kujdestare i kishte dhënë urdhër gojor policisë për ndalimin e deputetit Albin Kurti, ka shkelur procedurën dhe duhet të japë përgjegjësi dhe të hetohen motivet që atë e kanë shtyrë të veprojë në këtë mënyrë”, thotë ky burim i lajmi.net, i mirëinformuar me rastin.

Madje, sipas këtij burimi, pas shoqërimit të Kurtit në stacionin policor, prokurorja Asllani që kishte dhënë urdhër gojor, nuk kishte pranuar as ta intervistojë atë, por kishte kërkuar që këtë gjë ta bënte policia.

Sipas tij, skena politike është shumë e tensionuar dhe me veprime të tilla, përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë vetëm ia bëjnë argatin atyre që po mundohen ta tensionojnë edhe më shumë gjendjen aktuale për qëllime politike.

Pasiviteti i prokurorisë dhe gjyqësorit kanë bërë që aktivistët e opozitës të përshkallëzojnë veprimet e tyre duke i bërë ato edhe më të dhunshme.

Dyshimet për këto veprime pro-opozitare të sistemit të drejtësisë u bën publike fillimisht me postimin e kryeministrit Isa Mustafa në llogarinë e tij në facebook disa ditë më parë, ku ai ankohej për mungesën e ndëshkimit të ligjit ndaj sulmuesve të opozitës, duke thënë tekstualisht “Kjo është fytyra e drejtësisë sonë. Turpi ynë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit