0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

NATO mbetet e hapur për më tepër trupa në Afganistan

Më të lexuarat

-NATO mbetet e hapur për mbajtjen e më tepër ushtarëve në Afganistan se sa ishte planifikuar fillimisht, pas vitit 2016, u tha në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare, mbrëmë në Bruksel.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “shumë aleatë kanë gatishmëri të mbesin më gjatë nëse është e nevojshme”.

Megjithqë forcat afgane e kanë rimarrë kontrollin në qytetin strategjik Kunduz, rënia e tij e shkurtër nën talibanët, muajin e kaluar, i theksoi shqetësimet për kapacitetet e forcave të sigurisë afgane, që janë stërvitur nga NATO-ja.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, ka kërkuar nga aleatët në mbledhje, që ta shqyrtojnë mundësinë e mbajtjes së më tepër ushtarëve për më tepër trajnime të forcave afgane.

“Një numër i vendeve ka indikuar gatishmëri për t’i ndryshuar planet dhe qëndrimet e veta”, tha Carter.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit