2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Një monument i rrallë antik në Shqipëri, askund në Ballkan

Më të lexuarat

Një atraksion në Jug me shkëlqimin e Butrintit, por lënë në hije

Faqja Monuments of Albania ka ofruar atë që konsiderohet unikale në trashëgiminë antike në Shqipëri, një teatër në fushë të hapur.

“Teatri antik i Hadrianopolit, i vetmi në Ballkan, i ndërtuar në fushë të hapur

Hadrianopoli” në fshatin Sofratik të Dropullit të Poshtëm (Monument Kulture, Kategoria I).

Teatri ka diametër 50 m dhe kapacitet përafërsisht 4000 vetë.

Ai përbën shembullin e vetëm në Ballkan të një teatri të ndërtuar në fushë të hapur. Teatri i Hadrianopolit mendohet të jetë ndërtuar nga perandori Hadrian (117-138 pas Krishtit).

Gërmimet arkeologjike japin elemente të rëndësishme për identifikimin e këtij siti me qytetin e Hadrianopolis, qytet i ndërtuar nga Hadriani për kontrollin e kësaj lugine të begatë.

Teatri ka formë planimetrike gjysëm elipsi.

Muret e jashtme janë 90 cm të gjera të përforcuara me kontraforte. Teatri përbëhet nga skena, orkestra, shkallarja e mbeshtetur në mbushje dheu e të përforcuar me tre mure perimetrale të tërthortë”, shkruan kjo faqe.

E megjithatë, kur është fjala për atraksionet e Gjirokastrës, ky monument i rrallë pak promovohet apo vizitohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit