-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nuk e keni parë kurrë Putinin kështu…

Më të lexuarat

Shikoni reagimin presidentit rus kur dëgjon për sulmin ukrainas

Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim sigurie për situatën në rajonin e Kurskut, ku luftime të ashpra po zhvillohen ditët e fundit pas inkursionit të papritur të forcave ukrainase në zonën kufitare.

Të mërkurën, Putin u takua me ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov, shefin e Shërbimit Federal të Sigurisë Alexander Bortnikov dhe Sekretarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sergei Shoigu, në rezidencën shtetërore në Novo-Ogaryovo afër Moskës, për të diskutuar situatën në rajonin e Kurskut.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, gjenerali Valery Gerasimov, iu bashkua takimit përmes video-lidhjes dhe raportoi se përparimi i forcave ukrainase në rajonin e Kurskut, forcat e të cilëve arrinin deri në 1000 persona, ishte ndalur. Gerasimov tha se forcat ukrainase humbën 315 ushtarë dhe 54 automjete të blinduara, duke përfshirë shtatë tanke, në sulmin në Kursk.

Por pamjet e takimit tërhoqën vëmendjen jo për shkak të asaj që u tha, por për shkak të reagimeve të Putinit.

Konkretisht, derisa Gerasimov po fliste, Putini shtrëngoi buzët, mori disa herë frymë thellë, u zhvendos në karrige, shikoi përreth, goditi gishtat në tavolinë, sikur të priste me padurim që gjenerali të përfundonte raportin e tij.

“Duke zier nga inati”, është vetëm një nga komentet në rrjetet sociale në video.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Rusisë, siç shkruan Deutsche Wele, nuk patën kohë të diskutojnë për “ngjarjet aktuale”.

“Do të duhet të fillojmë me ngjarjet në rajonin e Kurskut”, tha Putin në pjesën e hapur të seancës së Këshillit.

Ai vlerësoi se ishte një “provokim në shkallë të gjerë” dhe akuzoi Kievin se forcat e tij “shënjestrojnë pa dallim ndërtesat civile dhe banesore, si dhe ambulancat, me lloje të ndryshme armësh, përfshirë raketat”.

Ndërsa Gerasimov pretendonte se avancimi i trupave ukrainase, të cilat kishin depërtuar thellë në zonën e Kurskut, ishte ndalur, DW raporton se një ditë më parë, të martën, më 6 gusht, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sulmi ishte zmbrapsur dhe se “mbetjet e grupeve të sabotimit u tërhoqën në territorin e Ukrainës”. Më vonë, ai mesazh në rrjetet sociale të Ministrisë u zhduk edhe nga lajmet e disa agjencive shtetërore ruse të lajmeve.

Eksperti i pavarur ushtarak rus Yuriy Fedorov tha për DW se “është plotësisht e mundur që në pjesën e mbyllur të seancës së Këshillit të Sigurimit rus të diskutohet dështimi i shërbimit inteligjent rus, i cili nuk monitoroi lëvizjen e njësive të mëdha të Forcave të Armatosura të Ukrainës pranë kufirit”.

“Bëhet fjalë për dy brigada, secila prej të cilave ka rreth 4000 njerëz. Është padyshim një sukses për palën ukrainase,” tha ai.

Luftimet po zhvillohen në rajonet Sudžan dhe Korenjev të rajonit të Kurskut në tre ditët e fundit dhe sipas disa mediave, ato po vazhdojnë për të katërtën ditë. Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se gjatë natës dhe mëngjesit të 8 gushtit, sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan gjashtë dronë dhe pesë raketa mbi rajonin e Kurskut. 14 dronë të tjerë, sipas departamentit, u rrëzuan mbi rajonin e Belgorodit.

Sipas të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes, si dhe ekspertëve ushtarakë, njësitë e ushtrisë ukrainase po përparojnë nëpër territorin e Rusisë. Të paktën dy rekrutë rusë u kapën dhe ushtria ruse humbi të paktën një helikopter Ka-52, i cili u rrëzua nga një dron FPV. Autoritetet ruse pretendojnë se kanë “ndaluar avancimin e armikut” dhe se “po kontrollojnë situatën”, por prova se luftimet po zhvillohen vijnë nga qyteti i Sujës me një popullsi prej 5000 banorësh, shkruan Deutsche Wele. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit