5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

VAZHDON KAPJA E MALLIT ILEGAL

Më të lexuarat

Dogana e Kosovës është duke vazhduar me kontrolle intensive duke mbuluar tërë territorin e Kosovës, për parandalimin e futjes së mallrave ilegale në vend. Kështu, vetëm gjatë dhjetë ditëve të fundit, Dega Doganore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ka zbuluar mallra të ndryshme komerciale, si dhe mallra të ndaluara, në tentim kontrabandimi.

“Saktësisht më datën 18 qershor me të arritur Avio-kompania nga Stambolli njëri nga pasagjeret tek po kalonte përmes kanalit të gjelbër, është selektuar për kontroll detale. Pas kontrollit përmes skanerit, pasagjerit në fjalë i është hapur valixhja dhe gjatë kontrollit manual është zbuluar te ketë të fshehur stoli të ndryshme ari si në vijim: qafore të arit 3 copë – 82.48gr, rrethore të arit 6 copë 125.49gr. Vlera totale e arit të zbuluar ishte rreth 8 000 euro”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës.

Po në këtë pikë Doganore, më datën 10 qershor nga po i njëjti destinacion Stambolli një pasagjer ishte selektuar për kontroll përmes skanerit dhe pas analizës dhe imazheve të skanerit i është hapur valixhja, në te cilën është zbuluar mall i padeklaruar. “Lloji i mallit të zbuluar ishin elemente të ndryshme Sëarovski, pëlhura me kristale bordur, kristale për konfeksion etj., ku sasia në total e mallit të zbuluar është 7 825 cope. Po ashtu brenda ditës, një arritje tjetër nga Dortmundi Gjermanisë, tek sa po kalonin kontrollin e pasaportave, është selektuar një pasagjer për kontroll detale, tek i cili janë zbuluar mjete monetare që tejkalojnë shumën e lejuar. Ne fillim ka deklaruar që posedon 10 000.00 euro, më pas është vërtetuar të ketë gjithsej 12 500.00 euro, e që konform ligjit 03-L/196 palës i konfiskohen 25% i sasisë totale”, vazhdon komunikata.

Rasti tjetër është shënuar më 13 qershor arritja nga Dusseldorfi i Gjermanisë. Pas kontrollit përmes skanerit dhe analizave të imazheve, palës i është hapur valixhja për kontroll manuale me ç’rast oficerët Doganorë kanë hasur në mall të padeklaruar. “Lloji i mallit të zbuluar ishin veshje sportive të markës Jako me vlerë prej 2 249 euro.

 Të gjitha rastet e regjistruara të kontrabandimit me mallra, janë dorëzuar sektorit për kundërvajtje doganore. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar procedura për kontrabandim me mallra”, përfundon komunikata e Doganës së Kosovës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit