-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Simbolikat idhujtare të përdorura në hapjen e Lojërave Olimpike nga liberalët francezë

Më të lexuarat

Simbolikat idhujtare të përdorura në hapjen e Lojërave Olimpike nga liberalët francezë, ku riprodhohet “Darka e Fundit” me pjesëtarë të komunitetit LGBT dhe reklamohet viçi i artë i përmendur ne bibël dhe Kur’an janë qartësisht përpjekje të qëllimshme për të provokuar ndjenjat e konservatorëve dhe besimtarëve fetarë.

“Darka e Fundit” për të krishterët është një vepër me një rëndësi të madhe historike dhe fetare. Për shumë njerëz, kjo pikturë përfaqëson një moment të shenjtë dhe të paprekshëm. Përdorimi i saj në këtë mënyrë nga liberalët francezë është një tentativë për të sfiduar dhe ngacmuar ndjenjat e atyre që ndihen të lidhur me këtë simbol të shenjtë.

Viçi i artë është një simbol i rëndësishëm në traditën Kur’anore dhe ka një kuptim të veçantë për paganët në kontekstin e historisë fetare.

Ja një përshkrim i kuptimit të tij:

Viçi i artë është një figurë në librat e shenjtë që përfaqëson adhurimin e idhujve dhe devijimin nga besimi i vërtetë te Zoti. Ky simbol shfaqet në Kur’an në Suren Taha ajeti 88 ku tregohet historia e izraelitëve që, gjatë mungesës së Musait “Moisiut” krijojnë dhe adhurojnë një viç të artë.

  1. Viçi i artë është një idhull: Paganët shpeshherë kishin një besim politeist dhe adhuronin shumë perëndi dhe figura të shenjta. Viçi i artë përfaqëson një nga këto figura idhujtare, ku njerëzit kërkonin bekime dhe mbrojtje nga një objekt i krijuar me duart e tyre.
  2. Simbol i Pasurisë dhe Mbijetesës: Në shumë kultura pagane, demi dhe viçi kishin rëndësi ekonomike dhe simbolike. Viçi i artë mund të simbolizonte pasurinë, bollëkun dhe pjellorinë. Në këtë kuptim, ai ishte një figura e satanait që i kundërvihet Zotit.
  3. Devijimi dhe Mosbindja: Për traditat fetare monoteiste, veçanërisht në Kur’an, adhurimi i viçit të artë përfaqëson devijimin nga besimi i vërtetë dhe mosbindjen ndaj Zotit.

Në vend që organizatorët ti shfrytëzonin lojërat olimpike për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe respekti reciprok, ata krijuan provokime të tilla poleteiste si për ti kujtuar dhe njëherë njerëzimit që betejat midis moneteizmit dhe paganizmit do të vazhdojnë deri në fund të historisë njerëzore.

Dr. Ben Ramkaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit