1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Lutje mëngjesi për ju – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Lutje mëngjesi për ju – Hoxhë Bekir Halimi

O Allah! Na i afro zemrat tona dhe na i përmirëso lidhjet mes nesh!
Na udhëzo në rrugët e paqes dhe na shpëto nga errësira e na nxjerr drejt dritës!
Na largo na imoraliteti, atij që duket dhe atij që është i fshehur!
Na beko dëgjimin, shikimin, ymrin, veprat, gratë, fëmijët dhe na prano pendimin tonë, pasi që Ti je Pendimpranues edhe i Mëshirshëm!
O Allah! Na e lehtëso çdo vështirësi, na jep zgjidhje nga çdo ngushtice, udhëzim nga çdo lajthitje, dritë nga çdo errësirë dhe shërim nga çdo sëmundje!
O Allah! Na e bë të dashur imanin, stolise atë në zemrat tona, na e bë të urrejtur kufrin, mëkatin edhe gabimin dhe na bëj nga të udhëzuarit dhe udhëzuesit!
Amin!

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit