5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Një lypsari e ndyrë pa din e iman

Më të lexuarat

Si abuzohet me Islamin e punës e jo lypjes nga krijesa që aktrojnë varfëri me garderobë fetare

Ndër ato raste që mishëron abuzimin e rëndë me Islamin, rregullat dhe parimet e tij fisnike si besim i vetëm i diktuar nga Zoti për njeriun, është ai një lypsarie të pështirë me vello islame. Pra e lypsareve që së fundi, prej disa vitesh, jo thjesht i serviren publikut me varfëri pamore në kërkim të qindarkave, ose ndryshe të të ardhurave pa punuar, por që në emër të varfërisë, për të ngjallur sa më shumë mëshirë te njerëzit, marrin pamje prej besimtaresh.

Së fundi, mes plazhistëve në plazhet e Ksamilit, vendas e të huaj, endej një krijesë e tillë e urryer – e urryer prej aktit të lypsarisë, i papranueshëm në Islam, si dhe prej abuzimit të rëndë me veshjen islame – e cila me një tas plastik në dorë endej sa në një çadër në tjetrën, duke kërkuar para, duke aktruar një përvujtësi përballë së cilës kishte dhe nga ata që dorëzoheshin, duke hedhur diçka në tas, ku për mëshirë e ku për ta hequr qafe.

Por më e rëndë se kaq ishte pamja e saj, shndërruar vitet e fundit në fenomen. Nuk dihet nëse kanë vepruar kështu instiktivisht, pra duke zgjedhur për aktrimin e lypjes një veshje fetare, apo dikush, më saktë tutorë që mund qëndrojnë pas tyre, jua kanë diktuar këtë truk të poshtër.

Çështja është se nuk ke si ndërhyn te ta, për t’jua grisur e hequr këtë vello gënjeshtare dhe abuzuese.

Kurrë s’mund të ndodhë që muslimani të lyp, mashkull apo femër, nëse jeton me parime islame. Aq më e pamundur kjo te një femër e mbuluar. Ajo dhe lypja në rrugë janë diçka krejt e paimagjinueshme që të ngjizen bashkë.

Në Islam, që mos ekzistojë lypja, në mbrojtje të dinjitetit të atij ose asaj që ka vështirësi ekonomike, ekzistojnë forma pa lypje për ta ndihmuar, pra që të mos detyrohet të lypë. Ndaj dhe lypja është një akt i urryer, aq më tepër kur bëhet nga individë të aftë për punë.

Krijesa në fjalë është ofertuar nga një prej pronarëve të lokaleve e restoranteve buzë detit për të punuar – për koiçidencë musliman – pra për të fituar ushqimin me punë, por nuk ka pranuar.

Ndaj, le të vlejë ky sqarim së paku për ata që mendojnë – deri diku jo për fajin e tyre – se të jesh musliman(e) të pret fati i një lups(eje)i. E kundërta është e vërtetë: assesi s’mund ta kesh këtë fat gjersa Islami nxit punën e jo lypjen. /tesheshi.com/   

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit