5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Rama jua bën me pahir mik shqiptarëve fytyrën më të urryer sot në botë

Më të lexuarat

Sofizmi i ulët i kryeministrit me besimin fetar për të mbrojtur një mostër

Ka qenë një sofizëm i pagëlltitshëm ai i kryeministrit Rama në lidhje me fytyrën më të urryer sot në botë: Benjamin Netanjahun.

I pyetyr nga TRT-ja turke gjatë në interviste se a do ta arrestonte Shqipëria kryeministrit mizor izraelit, sipas një urdhëri të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pra nëse do shkelte në Shqipëri, ai dha këtë përgjigje me një fundfjali të papranueshme për një kriminel tashmë të provuar.

“Për sa kohë që kemi rënë dakord për të pasur këtë trupë drejtësie ka vendime që ne mund t’i pëlqejmë ose jo, por ato janë vendime të një trupe gjykuese për të cilën ne kemi rënë dakord. Por nga ana tjetër, nëse ju më pyesni e konsideroj mizore këtë”, tha Rama.

Pra, ai konsideron mizore arrestimin e një mizori, që gjithsesi lë të kuptuar se do arrestohej.

Por ajo që vjen në fjalinë tjetër, jo vetëm bie në kundërshtim me këtë që tha më sipër, por shkon dhe më tej në absurdin e vet, duke e konsideruar mik një kriminel.

“Dëgjoni: në Shqipëri ne kemi një fe mbi të gjitha fetë: Shtëpia e Shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Dhe për sa kohë që miku është brenda perimetrit të territorit tonë, edhe nëse do të ishte armiku yt, ai është nën mbrojtjen tënde”, thotë pabesueshëm kryeministri.

E para, as nuk ka fe mbi fetë në Shqipëri e as është nevoja që të ketë. Këto janë mite të rëndomta nga ato që vetë Rama është përtallur dikur. Mjafton ato besime që ka shqiptari për të ndarë se kush është miku e kush krimineli. Nuk ka fe që kriminelin, vrasësin më masë të grave e fëmijëve ta konsiderojë mik. /tesheshi.com/ 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit