3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Myftiu Tërnava vizitoi Këshillin e BI-së së Kamenicës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 4 qershor 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, sot vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Kamenicës, në të cilin u prit nga kryetari Ferid ef. Dermaku, administrata dhe anëtarët e Këshillit.

Kryetari Dermaku fillimisht e njohu Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet e Këshillit, duke e falënderuar kështu atë dhe Kryesinë e BIK-ut për përkrahjen e vazhdueshme dhënë për Këshillin.

Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, përgëzoi kryetarin dhe nëpërmes tij gjithë imamët për punën dhe kontributin e tyre të rëndësishëm që janë duke dhënë për mbarëvajtjen e jetës fetare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit