-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

Më të lexuarat

Një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Shkodër, në aksin rrugor Kryebushat-Vau i Dejës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe viktima e këtij atentati ka ngelur 24-vjeçari Luigj Gjergji.

Viktima ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Audi ngjyrë të zezë, me targa greke, kur në afërsi të fshatit Stajkë është qëlluar me breshëri automatiku.

Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 24-vjeçari Luigj Gjergji për shkak të plumbave të marrë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje. Për momentin, shkaqet e këtij krimi kanë mbetur enigmë, pasi viktima nga hetimet e deritanishme nuk rezulton të ketë ndonjë konflikt të hapur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit