Paralajmërimi kryediplomatit europian, ç’pritet të ndodhë deri në fund të majit?
Disa vende anëtare të Bashkimit Evropian pritet të njohin shtetin palestinez deri në fund të majit, njoftoi kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të takimit të posaçëm dy-ditor të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad të Arabisë Saudite.
Kujtohet se kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kishte deklaruar para parlamentit të vendit të tij se njohja e një shteti palestinez është “në interesin gjeopolitik të Evropës”, duke riafirmuar se Madridi është “i gatshëm të vazhdojë me një njohje të tillë”.
Gjithashtu, qeveria e Irlandës po përgatitet të njohë shtetin e Palestinës, siç kishte raportuar në Dublin kreu i diplomacisë irlandeze Michal Martin.
Nga ana e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë çdo njohje ndërkombëtare të një shteti palestinez jashtë kontekstit të negociatave të drejtpërdrejta të paqes izraelito-palestineze, duke argumentuar se çdo iniciativë e tillë “do t’i ofronte një shpërblim të madh terrorizmit”.
Por tashmë, realiteti në Gaza ka tronditur dhe vetë aleatët e mëdhenj të Izraelit, deri SHBA-në, me shenjta të qarta zhgënjimi.
Ndërkohë, ka rënë e gjithë narrativa “antiterroriste” e Izraelit me kartën superabuzuese e superspekullative të “së drejtës për vetëmbrojtjes”, pasi vetë ky shtet, me mizoritë e veta, ka dalë lakuriq faqe botës në të vërtetën e tij të çmendur se çfarë përfaqëson. /tesheshi.com