1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Vetëvritet Arlind Boshnjaku

Më të lexuarat

Dje pasdite në Kodrën e Diellit në Prishtinë, ka vdekur Arlind Boshnjaku, 40 vjeçar.
Lajmi.net, nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka mësuar se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë, Florije Ahmeti, në një prononcim për lajmi.net, e ka konfirmuar rastin, duke thënë se “Policia dje rreth orës 17:00 ka marrë një informacion për një vdekje të dyshimt në lagjen Kodra e Diellit, të një personi me inicialet A.B. i moshës 40 vjeçare”.

Ahmeti ka thënë se Policia tani për tani nuk mund të flas për shkaqet e vdekjes, pasi trupi i personit të vdekur është dërguar për obduksion. Boshnjaku, mësohet të ketë qenë aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai e ka të cekur këtë edhe në përshkrimin e vendit të tij të punës, të postuar në Facebook. “Works at Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan në profilin e Boshnjakut në Facebook. Në këtë profil, ai duket se ka bërë edhe paralajmërimin për t’i dhënë fund jetës. Dy ditë para se të kryente aktin e vetëvrasjes, Boshnjaku kishte bërë një postim në Facebook, ku kishte përmendur vetëvrasjen. Por sipas gjithave gjasave ai nuk punonte në Lëvizjen Vetëvendosje, por vetëm e kishte shkruar sa për të mos treguar që ishte i papunë, që nga viti 2006.

Ai ishte një pasues i flakët i filozofit Slavoj Zhizhek. Ai njihet në mesin e muslimanëve si ish selefisti i parë, por pastaj i deklaruar ateist. Ata që e kanë njohur janë çuditur me fundin e tij, se mbeti pa dunja e pa ahiret./KohaIslame

a57

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit