-0.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Loti i burrave: Historia e Presidentit të Brazilit

Më të lexuarat

Njeriu që qan në foto është Presidenti i Brazilit: Lula da Silva
I cili u edukua nga nëna e tij me gjashtë motrat në shtëpinë me një dhomë dhe e braktisi shkollimin në moshën dhjetë vjeçare për të punuar si pastrues këpucësh, punoi si punëtor në një stacion gazi, si mekanik veturash, punoi në fabrikë ku përpunohej hekuri dhe si pasojë preu gishtin e dorës së majtë.
U burgos sepse me ngulm luftoi për të drejtat e punëtorëve dhe ishte kundër korrupsionit dhe elitës politike.
Me arritjen e tij në pushtet, forcën e tij e përqëndroi për të shërbyer të varfërit dhe e solli Brazilin brenda tetë vitesh gjatë qeverisjes së tij nga viti 2003/2010 në rradhët e kombeve më të zhvilluara.
Por në fund të mandatit të tij të dytë miliona njerëz dolën në rrugë, jo kundër tij, por për të kërkuar për të ndryshuar kushtetutën për të qëndruar ai në pushtet edhe për një mandat të tretë.
Para se të largohej nga pallati presidencial,mbajti një fjalim emocionues duke qarë
„Njëzet vjet më parë kam luftuar dhe jam futur në burg për të parandaluar presidentët për të qëndruar në pushtet më tepër sesa parashihet me kushtetutë, atëherë si do tia lejojë vetes për të bërë atë tani!
Dhe ai tha „nëna ime më edukoi si i varfër, por më mësoi se si duhet ruajtur dinjitetin tim për të mbajtur kokën time lartë.“
Këtë njëri dhe sojin e tij do ti mbaj mend historia jo pse ishin tiranë por për shkak se fshinë lotët e të varfërve, jetuan për t`ju shërbyer atyre dhe zbutën dhimbjet e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit