1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Qëndrimi i Ramës që ka shqetësuar Vuçiçin

Më të lexuarat

Pretendimi i Presidentit serb mbi Serbinë si vendi ku ka lindur dëshira për paqja(!!!)

Vuçiç e ka cilësuar si “rrënqethëse” deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama se “çdo sulm ndaj Kosovës është sulm ndaj Shqipërisë”, duke theksuar se Serbia e tij “nuk do të sulmojë askënd”.

“Sot u dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në atë anë. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme”, tha Vuçiç gjatë ceremonisë së Ditës së Shtetit.

“Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota”, shtoi Vuçiç, duke vijuar kështu vetëviktimizimin. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit