0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vuçiq pas takimit me Lajçakun thotë se formimi Asociacionit, i domosdoshëm – kërkon mbajtjen urgjente të zgjedhjeve në veri të Kosovës

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Dhe siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq, takimin e ka cilësuar si “konstruktiv dhe shumë korrekt.”

“Theksova domosdoshmërinë e formimit të Asociacionin e Komunave Serbe, mbajtjen më urgjente të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës… E ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet juridike ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Siç kujtojnë mediat serbe, kjo është vizita e parë e Lajçakut në Beograd këtë vit dhe hera e fundit që ai ishte në kryeqytetin serb ishte në nëntor të vitit të kaluar.

Lajçak po qëndron në Beograd tri ditë para fillimit të paralajmëruar të zbatimit të rregullores së bankës qendrore në Prishtinë, sipas së cilës Euro do të ishte mjeti i vetëm për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Ndryshe, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se pas vizitës së sotme në Beograd, Lajçak do të qëndrojë nesër në Prishtinë dhe se kjo është pjesë e “kontaktit dhe ndërveprimit të vazhdueshëm të Lajçak me partnerët për t’i ndihmuar ata të avancojnë në dialog”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit