4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

21-vjeçari në Elbasan u vra se vonoi picën

Më të lexuarat

Zbardhen hollësi rreth vrasjes së ndodhur në Elbasan pasditen e sotme.
Sipas të dhënave nga policia e këtij qyteti, 21-­vjeçari Gentian Bajraktari nga Korça u qëllua disa herë me thikë në picerinë ku punonte, dhe për pasojë gjeti vdekjen në spital.

Gjithnjë referuar burimeve zyrtare policore, një natë më parë viktima kishte pasur një sherr me një klient, Dorian Kriston, i cili është edhe autori i vrasjes.

Ky i fundit është konfliktuar me viktimën pasi kishte porositur një picë e cila ishte vonuar. Pas konfliktit verbal, Dorian Kristo, së bashku me të vëllanë 21­ vjeçar M. Kristo, sot kanë shkuar te piceria ku punonte Gentian Bajraktari dhe pasi e kanë nxjerrë jashtë, janë përleshur me të.

Dorian Kristo e ka qëlluar disa herë me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes bashkë me armën e krimit. Policia e ka arrestuar pak minuta pas vrasjes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit