1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame”, iu prezantua qytetarëve të Klinës e Istogut.

Më të lexuarat

Numri më i ri i revistës “Dituria Islame”, iu prezantua qytetarëve të Klinës e Istogut.


Aktivitetin e parë për vitin 2024, aktivistja Mihana Goga-Bekteshi e vazhdoi në dy komuna të vendit, në komunën e Klinës dhe Istogut.

Për ta prezantuar përmbajtjen e revistës ndër vite e veçanërisht për numrin e fundit të saj, bashkë me Goga-Bekteshin aktivitetin e realizuan Fitim Bojaj-Sekretar i Bashkësisë Islame në Klinë dhe Ganimete Bojaj mualime në këtë komunë.

Sipas Goga-Bekteshit qytetarët ishin mjaftë të interesuar dhe e mirëpriten revistën “Dituria Islame”, ku në bashkëbisedim me ta u prezantua përmbajtja e numrit të fundit, në të cilën janë shkruar tema me interes si për atdhedashurinë, për familjen, tema të ndryshme fetare, histori e aktivitete të shumta të Bashkësisë Islame përgjatë muajit.

Edhe qytetarët e Istogut shprehen interesim për revistën dhe veprimtarinë e saj ndër vite.

Ndonëse kjo revistë çdo muaj arrinë në të gjithë teritorin e Kosovës përmes Këshillave të Bashkësisë Islame, aktiviteti në fjalë synon që përmes takimeve me qytetarë të shumtë të ritheksoi vlerën e fjalës së shkruar duke iu prezantuar artikuj të fushave të ndryshme, nga të cilat mund të përfitoj secili njeri.

Kujtojmë që numri i parë i revistës “Dituria Islame” doli në vitin 1986, e cila krahas “Edukatës Islame” dhe “Takvimit” u bë revista më e fuqishëm për kultivimin, shpjegimin, mësimin dhe interpretimin e fesë islame ndër shqiptarët në Kosovë dhe jo vetëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit