9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Deputeti francez i bën thirrje qeverisë për sanksione kundër “Izraelit i cili po kryen gjenocid”

Më të lexuarat

Deputeti francez nga partia opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI), Thomas Portes tha se zyrtarët izraelitë po kryejnë “gjenocid” në Gaza dhe kërkoi nga pushteti (qeveria) që të zbatojë sanksione kundër Izraelit

Deputeti francez nga partia opozitare “Franca e Papërkulur” (LFI), Thomas Portes tha se zyrtarët izraelitë po kryejnë “gjenocid” në Gaza dhe kërkoi nga pushteti (qeveria) që të zbatojë sanksione kundër Izraelit, transmeton Anadolu.

Përmes platformës së medias sociale X, Portes ka ndarë lajmin duke cituar deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se “Kam refuzuar të përkulem para presionit ndërkombëtar i cili kërkon ndalimin e luftës pa arritur objektivat tona”.

“Ky fanatik i ekstremit të djathtë (Netanyahu) i varur nga urrejtja ndaj Palestinës duhet të bëhet i paaftë në mënyrë që mos dëmtojë të tjerët”, ka deklaruar Portes duke vënë theksin se Franca duhet të fillojë menjëherë procedurën e sanksioneve kundër Izraelit.

Deputeti i LFI, Portes vuri në pikëpyetje se ka një ambasador izraelit në vendin e tij dhe shtoi se “Këta njerëz (zyrtarët izraelitë) po kryejnë një gjenocid, nuk mund ta shikojmë në heshtje këtë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit