18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Hamas: Jemi të hapur për të gjitha propozimet për ndalimin e përhershëm të sulmeve në Gaza

Më të lexuarat

Populli ynë dëshiron t’i japë fund luftës plotësisht dhe jo pjesërisht apo përkohësisht, tha Hamdan, një nga liderët e Hamasit

Anëtari i byrosë politike të lëvizjes palestineze Hamas, Osama Hamdan, tha se janë të hapur ndaj të gjitha propozimeve për të ndaluar plotësisht dhe përfundimisht sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Hamdan mbajti një konferencë shtypi në zyrën e Hamasit në Bejrut, kryeqyteti i Libanit.

Ai theksoi se kanë kaluar 83 ditë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës dhe shtoi se në këto sulme u vranë rreth 22.000 civilë, 56.000 të tjerë u plagosën dhe se 74 për qind e të vdekurve dhe të plagosurve ishin gra dhe fëmijë.

Me këtë rast, Hamdan theksoi edhe një herë marrëveshjen e mundshme për shkëmbimin e të burgosurve me Izraelin.

“Lëvizja Hamas është e hapur ndaj të gjitha propozimeve për të ndaluar plotësisht dhe përgjithmonë të gjitha sulmet në Gaza. Populli ynë dëshiron t’i japë fund luftës plotësisht dhe jo pjesërisht dhe përkohësisht”, tha Hamdan.

Duke deklaruar se trupat e 80 palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Rripin e Gazës janë zhdukur, Hamdan i bëri thirrje Organizatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila i merr trupat nga Izraeli, të reagojë urgjentisht për të hedhur dritë mbi situatën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit