0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Rusia mirëpret fitoren e Vuçiqit në zgjedhje

Më të lexuarat

Kremlini ka mirëpritur fitoren në zgjedhjet parlamentare të shpallur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Serbia dhe Rusia historikisht kanë raporte të ngushta dhe Beogradi nuk u është bashkuar sanksioneve ndërkombëtare të vendosura ndaj Moskës për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.

Serbia ka mbajtur të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.

Vuçiq ka deklaruar se partia e tij, Partia Progresive Serbe (SNS), ka fituar zgjedhjet e 17 dhjetorit, përderisa autoritetet zgjedhore deri më tani kanë publikuar rezultate preliminare me 35 për qind e votave të numëruara.

“Ne mirëpresim këtë arritje nga zoti Vuçiq”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai shtoi se Moska shpreson që rezultati do të çojë “në forcimin e mëtejmë të miqësisë” mes dy shteteve.

Peskov po ashtu iu referua Serbisë si shtet “vëllazëror”.

Sipas rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia nuk guxon të ndalet”, ka fituar 50.42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërkaq lista “Serbia kundër dhunës” ka fituar 19.25 për qind. E treta është lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” me 7.19 për qind të votave.

Ndryshe, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Serbisë ka shprehur mbështetje për fushatën ushtarake të Moskës në Ukrainë, duke shprehur mospëlqim për aleancën ushtarake të NATO-s që mbështet Kievin.

Por, Beogradi po ashtu është një qendër e rëndësishme për rusët që kritikojnë luftën e Moskës dhe që po ikin nga vendi.

Por, Serbia ka dënuar agresionin e Rusisë dhe ka mbështetur rezoluta të Kombeve të Bashkuara për të dënuar luftën ndaj Ukrainës.

Në nëntor, shefi i inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin – që vizitoi Rusinë gjatë ofensivës ndaj Ukrainës – dha dorëheqje, duke thënë se arsye ishte presioni ndërkombëtar ndaj Beogradit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit