-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

U konstitua Kryesia e re e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Sot, më 2 dhjetor 2023, në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, u konstitua Kryesia e re e Bashkësisë Islame të Kosovës, në përbërje kryetar, Myftiu Naim ef. Tërnava, anëtarë, Burhan Hashani – Prishtinë, Shkelzen Hoxha – Mitrovicë, Musli Arifaj – Pejë, Orhan Bislimaj – Prizren, Sevdair Haxhiu – Ferizaj, Agim Hyseni – Gjilan, Valon Myrta – Gjakovë dhe Sulejman Fejzullahu – Preshevë.

Myftiu Tërnava fillimisht falënderoi Zotin e Madhëruar për të mirat që na i ka dhuruar, e më pas i uroi anëtarët e ri të Kryesisë për marrjen e detyrës, duke kërkuar kështu përkushtim dhe sinqeritet në punë. Ai tha se amanetin që e kemi marrë mbi supet tona, duhet ta çojmë në vend dhe duhet të mundohemi që të jemi gjithnjë në shërbim të besimtarëve tanë.

Më pas Kryesia vazhdoi me pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, e që ishin parapërgatitja për mbledhjen e radhës së Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe u aprovua projekt-buxheti i Këshillave të BI-së dhe Kryesisë së BIK-ut për vitin 2024.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit