3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Burrëria strugane, ja si falet gjaku i djalit në Xhami !

Më të lexuarat

Familjet Kupa dhe Musliu duke lënë të kaluarën prapa dhanë shembullin se e ardhmja duhet të jetë pa armiqësi ndërmjet shqiptarëve jo vetëm në Strugë por në të gjitha trevat shqiptare, njofton Strugalajm.

Këto familje të cilat në harkun kohor të disa muajve brenda këtij viti humbën me të dashurit e tyre arritën të tejkalojnë dhimbjen falë dashamirëve të shumtë të cilët u investuan që këto familje ti thonë jo hasmërisë dhe vëllavrasjes .Familjet Kupa dhe Musliu këtë akt të lartë të pajtimi dhe falje përveç anës deklarative e bekuan në njërën nga xhamitë e qytetit të Strugës ku në prezencën e qytetarëve dhe dashamirëve të shumtë të dy familjet shtrin dorën e pajtimit e më pas vizituan shtëpit e tyre.
Ky moment i dy familjeve bujare strugane, shqiptarët i kthen pas në një moment të rëndësishëm historik, misionin e madh të Pajtimit të Gjaqeve. Viti 1990 padyshim ishte viti më i organizuari dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë.

Dje, përmes një informimi për media familja Kupa ka kërkuar falje publike deri tek familja Musliu për vrasjen aksidentale nga ana e djalit të tyre që ndodhi kohë më parë në Strugë.

“Miq të nderuar, unë Bajram Kupa i kërkoj falje publike familjes Musliu për vrasjen aksidentale nga ana e djalit tonë”, u tha në njoftimin publik të kësaj familje.

Bajram Kupa nga Veleshta kishte pranuar se djali i tij Avdulla Kupa kishte vrarë Argëtim Asanin (ndryshe i njohur edhe me emrin Artan Musliu) në Strugë, për të nxjerrë hak për djalin e tyre që ishte zhdukur dhe u gjet i vrarë disa muaj më parë në periferi të Strugës.

Pa kaluar 24 orë, familja Kupa ka marrë përgjigen e familjes Musliu.

“Miq të nderuar, pendesën e Bajram Kupes nga fshati Veleshte për vrasjen e djalit tonë-Artan Musliu-më 25 korrik të këtij viti, e pranojmë si akt moral të një viktime të manipuluar nga njerëz të lidhur me pushtetin,të cilët vrasin e hasmërojnë shqiptarët këtu e shekuj të shkuar,për të sunduar mbi ta më lehtë.Këti akti njerëzor vendosëm t’i përgjigjemi me shtrirjen e dorës së pajtimit.Vendosëm t’i ndalim gjakderdhjet ndër shqiptare ngaqë nuk gjindet zgjidhje tjetër,ngaqë nuk na lejon ndërgjegjia kombëtare të hapim rishtas varre shqiptarësh.Me shembullin tonë duam të bëjmë edhe një apel publik e vëllazëror: Thoni MJAFT vëllavrasjeve”, thuhet në apelin publik të familjes Musliu”, transmeton Zhurnal.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit