Durim, o familja e Jasirit, se premtimi për ju është Xheneti!
Xhabir bin Abdilah -radiallahu anhu- tregon:
«Profeti -alejhi selam- kaloi pranë Amarit dhe familjes së tij, kur ata po keqtrajtoheshin për shkak të besimit dhe u tha: Durim, o familja e Jasirit, se premtimi për ju është Xheneti!»
E transmeton Hakimi dhe e saktëson Shejh Albani.
Mbase ndonjëherë besimtari mund të mos ketë mundësi të thojë veçse si kjo fjalë të cilën e ka thënë Profeti -alejhi selam- për familjen e Jasirit -radiallahu anhu-, por ama është ngushëllim i madh, sepse qëllimi i besimtarit në këtë botë është fitimi i Xhenetit dhe nëse ai e fiton atë, atëherë ai e ka arritur qëllimin e tij.
Durim, o banorët Gazas, se premtimi për ju është Xheneti!