1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Biden mendon se Netanyahu i ka ditët e numëruara si kryeministër i Izraelit

Më të lexuarat

Një raport që citon zyrtarët amerikanë thotë se Joe Biden beson se Benjamin Netanyahu i ka ditët e numëruara si kryeministër i Izraelit.

Presidenti amerikan thuhet se ka shkuar aq larg sa i ka sugjeruar kryeministri izraelit që të nis të mendojë se çfarë informacionesh dhe mësimesh do të ndan me pasardhësin e tij të mundshëm, citon gazeta Politico dy zyrtarë të administratës amerikane.

“Do të duhet të ketë një llogari brenda shoqërisë izraelite për atë që ndodhi”, ka thënë një zyrtar anonim për gazetën.

“Në fund të fundit, përgjegjësia përfundon në tavolinën e kryeministrit”, thuhet të ketë thënë Biden.

Pas pikëpamjes së administratës për Netanyahun qëndron besimi se ai është dobësuar ndjeshëm nga zemërimi i izraelitëve për dështimin e sektorëve të sigurisë dhe inteligjencës së vendit të tyre për të parandaluar sulmin e 7 tetorit të Hamasit, i cili vrau rreth 1400 njerëz.

Kundërshtimi në rritje ndërkombëtar ndaj fushatës aktuale ushtarake izraelite në Gaza – e cila ka vrarë mijëra civilë palestinezë – e ka tronditur më tej pozitën e tij.

Administrata Bidenit ka frikë se Netanyahu mund ta lidh të ardhmen e tij politike me luftën dhe në një moment mund të lëvizë për të përshkallëzuar konfliktin përtej Rripit të Gazës. /Telegrafi/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit