2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Gjenocid dhe holokaust në Gaza para syve të botës

Më të lexuarat

Sonte Gaza po përjeton bombardimet më të rënda nga toka, deti dhe ajri që nga fillimi i luftës nga okupatori sionist. Pa energji elektrike, pa ushqim, pa ujë, pa ilaçe, pa vend strehim.
Interneti dhe komunikimi me botën e jashtme janë ndërprerë plotësisht sonte në Gaza, që most të ket dëshmi për mizoritë që po kryhen!

Natë e tmerrshme ndërsa miliona në Gaza përballen me atë që duket se do jetë fillimi i një shfarosjeje në errësirën e natës. Raporte që ka filluar pushtimi tokësor i Gazas nga okupatori Izraelit.
Jemi ndoshta dëshmitarë të spastrimit etnik më të madh, më brutal në epokën tonë – me mbështetjen e plotë të Perëndimit dhe me aprovimin e heshtur të botës arabe.

Gjate ditës Izraeli kërcënoi se do të bombardojë spitalin Al-Shifa në Gaza sonte. Raportohet se 50,000-60,000 civilë janë strehuar atje tani.

Sa njerëz të pafajshëm: fëmijë, prindër dhe gjyshër do të vriten përpara se bota të ndërhyjë?

Liderët e vendeve muslimane tani duhet ti përgjigjen një pyetjeje të vetme:
“Çfarë do t’i përgjigjem në mbrojtjen time Zotit të Plotfuqishmit në Ditën e Gjykimit?”

Abdylvehab Ejubi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit