Retë e një lufte mbi Lindjen e Mesme nga kujdesi amerikan për shtetin hebre
Pentagoni, përveç dërgimit në Izrael të një eksperti të luftimeve në terren, gjeneralit James Glynn, po dërgon edhe një sistem të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.
E gjithë kjo po ndodh përpara sulmit të pritshëm tokësor në Gaza.
James Glynn tashmë ka udhëhequr operacionet kundër ISIS-it në Falluxha, një nga vendet më të diskutueshme në luftimet në Irak.
Tani ai supozohet të këshillojë Izraelin se si të shmangë viktimat civile në luftërat urbane, sipas mediave.
John Kirby, një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, foli gjithashtu mbi ndihmën për Izraelin, duke thënë se Glynn dhe zyrtarë të tjerë që këshillojnë Izraelin kanë përvojën e duhur për llojin e operacionit që Izraeli po planifikon.
Pentagoni njoftoi gjatë fundjavës se po vendos më shumë sisteme Patriot si dhe THAAD, sisteme mbrojtëse të dizajnuara për të rrëzuar raketat balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.
Por më shumë se ndaj Hamasit, ky angazhim amerikan mëton të jetë përgatitje për një luftë të mundshme të përmasave më të mëdha në Lindjen e Mesme.
Sa për “kujdesin” ndaj viktimave civile, si përvoja amerikane në Irak e Afganistan e si izraelite aktualisht në çdo kohë, tregojnë se nuk ekziston në fare si moral lufte. /tesheshi.com/