-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Përgjigje alla Pashko Vasa për ca deçanllinj të çuditshëm

Më të lexuarat

Kosovari nga Shqipëria me din e iman, vargje për braktisësit e padëgjuar të besimit në emër të kombit

Këto ditë, një grup banorësh të Deçanit u shfaq me inisiativën absurde të braktisjes së fesë islame për të mbetur vetëm shqiptarë(!!!). Kjo inisitvë është reflektim i një miti patriotik ku ose shqiptaria trajtohet si fe, ose feja trajtohet si atdhe. Por thjeshkuptueshëm, mjaft të futësh një logjikë minimale në veprim, kombi është ndryshe nga besimi dhe aspak kundrathënëse me njëri-tjetrin. Fraza poetike e Pashko Vasës “feja e shqiptarit asht shqiptaria”, te e cila gjendet një arsyetim në këto raste, është thjesht një mënyrë spekulluese të menduari.

Gjithsesi, një përgjigje ose reagim origjinal ndaj kësaj meseleje të padëgjuar në Deçan, i ka kushtuar në formë vargjesh një poet nga Elbasani me rrënjë kosovare, Behauddin Gashi.

Në 11 strofa të tij, gjendet një përgjigje sa atdhetare po aq dhe fetare mbi ata burra që thënë ndryshe “ngatërrojnë kekun me byrekun”.

Pra, përgjigje është alla Pashko Vasa…

Nga Behauddin Gashi

Hijerëndi Deçan, o dhé i pastër,

kush po ta nxin qiell të qashtër?

O burra hijerëndë, sot e qëmoti,

të paqtë, të vlertë, me besim te Zoti!

Tokēs deçaniane i ndrit dashuria,

i vlon buzëqeshja dhe mirësia.

I prin paqja dhe bujaria,

në të s’gjen vend kurrë djallëzia!

Por, oh sa keq, në të kohëve sot,

ca deçanllinj po i hakërrehen të Madhit Zot!

Po mbushin habi tërë një botë,

rrugës së zgjedhur, një shteg i kotë!

Ku është parë edhe dēgjuar,

një kësi fjale krejt e harbuar…

“Larg prej Zoti, larg prej feje,

gjak shqiptari kem’ ndër deje”!

A s’u ngopēt, a nuk e patë,

se ç’vuan shpirti besimthatë?!

Se normal, një rob pa fé,

m’i pavlerë se një grusht dhé!

Ah ti deçanlli, sa keq për ty,

po ia verbon Kosovës sy!

Po i mbjell farë të atezimit,

farë të flakës, neofashizmit!

Beson tërë bota, beson Amerika,

Europa, Kina edhe Afrika!

Beson botë e emancipuar,

e ti shejtanin do me nderuar!

I fëlliqët gjyshërit, Kosovën mbarë,

ia ulët kokën kombit shqiptar!

Po si mor ju, që s’dashkit Fe,

e si do doni tuajin Atdhe!

Ç’ēshtë kjo lëvizje e mbushur helm,

s’ju lidhka me Zotin as dhe një gjelm!

Dashkit Atdheun ta mbyskit n’zi,

nuk dashkit kisha, s’dashkit xhami!

Mësojeni sot nga një shqiptar,

që gjak t’Ferizajt ka ndër damarë!

Vëllezër të një kombi do mbesin përherë,

çdo musliman e çdo i krishterë!

T’shejtanit himn s’e qas kosovari,

s’e qas i mençuri, se qas shqiptari!

Shqipëri e Kosovë s’i ndalni dot,

t’ecin përpara me besë në Zot!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit