4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Izraeli bombardoi kishën historike në Gaza, strehoheshin civilë

Më të lexuarat

Forcat izraelite kanë bombarduar një kishë historike në Rripin e Gazës, në të cilën po strehoheshin civilë të zhvendosur si pasojë e sulmeve, ndërsa autoritetet palestineze kanë njoftuar për viktima, raporton Anadolu.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza njoftoi se Izraeli kishte në shënjestër Kishën Ortodokse Greke në Gaza.

Siç njoftohet, “shumë njerëz u vranë dhe u plagosën” si rezultat i sulmit izraelit në kishën ku gjendeshin të strehuar qindra palestinezë të zhvendosur.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se një vajzë ka humbur jetën në sulmin e Izraelit ndaj Kishës historike Ortodokse Greke “Shën Porfiri” në lagjen Az-Zeytun në jug të qytetit të Gazës.

Ndërkohë që kishës historike i shkaktuan dëme të rënda nga sulmi, një ndërtesë që ndodhej pranë kishës u shkatërrua gjithashtu.

Kisha Ortodokse Greke “Shën Porfiri”, e lidhur me Kishën Anglikane në Kuds, ndodhet afërsisht 250 metra nga Spitali Baptist Al-Ahli, të cilin Izraeli e bombardoi më 17 tetor, duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve.

Rreth 1.000 të krishterë jetojnë në zonën e sulmuar nga Izraeli, ndërkohë që edhe persona që u ishin shkatërruar shtëpitë ishin strehuar në kishë dhe ndërtesat e saj për mbrojtje.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se 3.785 njerëz, duke përfshirë 1.524 fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 12.000 janë plagosur në sulmet e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, kur filloi konflikti në rajon pas një operacioni nga Hamasi në qytetet kufitare izraelite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit