-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Franca dhe Spanja kundër pezullimit të ndihmës së BE-së për Palestinën

Më të lexuarat

Ministrat e Jashtëm të Spanjës dhe Francës kanë thënë se kundërshtojnë ndalimin e fondeve jetike të Bashkimit Evropian për Palestinën.

“Bashkëpunimi duhet të vazhdojë, ne nuk mund ta ngatërrojmë Hamasin, i cili është në listën e grupeve terroriste të BE-së, me popullsinë palestineze, apo Autoritetin Palestinez apo organizatat e OKB-së në terren”, tha të martën ministri i Jashtëm spanjoll në detyrë, José Manuel Albares.

“Palestinezët ndoshta do të kenë nevojë për më shumë ndihmë në të ardhmen”, shtoi ai.

Ndërsa në një deklaratë të lëshuar këtë mëngjes, ministria e jashtme e Francës tha se “nuk ishte në favor të pezullimit të ndihmës nga e cila përfiton drejtpërdrejt populli palestinez”.

“Ne ia bëmë këtë të qartë Komisionit Evropian dje”, vazhdoi ai.

Ministrat e jashtëm të BE-së do të mblidhen për të diskutuar këtë çështje të martën pasdite.

Ndryshe, Komisioni Evropian konfirmoi të hënën në mbrëmje se po fillonte një rishikim urgjent të ndihmës së tij financiare për Palestinën për të siguruar se “asnjë financim i BE-së nuk i mundëson në mënyrë indirekte ndonjë organizatë terroriste të kryejë sulme kundër Izraelit”.

Më herët të hënën, një zëdhënës në emër të ekzekutivit të bllokut kishte siguruar që asnjë fond i BE-së i destinuar për Gazën nuk mund të kishte rënë pa dashje në duart e milicisë së Hamasit.

“BE nuk financon Hamasin apo aktivitetet e ndonjë organizate terroriste, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi. BE ka rregulla shumë të rrepta për të kontrolluar dhe verifikuar përfituesit e fondeve të BE”, ka thënë Ana Pisonero, zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë.

BE-ja është donatori më i madh i ndihmës për palestinezët që banojnë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi dhe Bregun Perëndimor, të qeverisur nga Autoriteti Palestinez i presidentit Mahmoud Abbas.

Mbështetja financiare përdoret për të paguar pagat dhe pensionet, për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe qasjen në ujë, si dhe për të ofruar ndihmë humanitare në kohë konflikti. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit