3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Erdoğan: Nuk do të ketë paqe në rajon pa shtet të pavarur dhe sovran të Palestinës

Më të lexuarat

“Ne besojmë se nuk do të ketë paqe në rajon pa krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës me integritet gjeografik, brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin si kryeqytet”, theksoi presidenti tur

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Ankaraja është e gatshme të marrë një rol ndërmjetësues në tensionin aktual izraelito-palestinez, raporton Anadolu.

“Do të doja të deklaroja se Türkiye është e gatshme për çdo lloj ndërmjetësimi, përfshirë shkëmbimin e të burgosurve, nëse palët e kërkojnë atë”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Presidenti turk tha se vendi i tij gjithashtu i bën thirrje Izraelit të ndalojë bombardimet e tij ndaj tokave palestineze dhe palestinezëve u bëri thirrje të ndalojnë ngacmimet ndaj vendbanimeve civile në Izrael.

“Shkatërrimi i Gazës nga sulmet ajrore dhe tokësore, bombardimi i xhamive dhe vdekja e fëmijëve, grave, të moshuarve dhe civilëve të pafajshëm nuk janë kurrë të pranueshme”, tha Erdoğan.

Ai njoftoi se Türkiye po ashtu po bën përgatitjet e nevojshme për të furnizuar me materiale të ndihmës humanitare që do t’i nevojiten njerëzve të Rripit të Gazës, duke iu referuar shkatërrimit nga sulmet ajrore izraelite dhe shkatërrimit të infrastrukturës atje.

“Ne besojmë se nuk do të ketë paqe në rajon pa krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës me integritet gjeografik, brenda kufijve të vitit 1967, me Kudsin si kryeqytet”, theksoi presidenti turk.

Ankaraja mbështet fuqishëm një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Më herët, presidenti Erdoğan zhvilloi telefonata të ndara me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas dhe atë izraelit, Isaac Herzog, për të diskutuar situatën e fundit në rajon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit