Myftiu Tërnava: Dënojmë ashpër sulmin terrorist, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë
Dënojmë ashpër sulmin terrorist, i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Ankara të Turqisë.
Në këto momente, Bashkësia Islame e Kosovës dhe populli i Kosovës mbështet dhe solidarizohet me popullin vëlla turk dhe me Qeverinë e Turqisë.
Lusim Zotin e Madhëruar që policët e plagosur në këtë sulm të gjejnë shërim sa më të shpejtë!
Myftiu i Kosovës,
Naim ef. Tërnava