Avokati nga Mitrovica, Armend Shkoza sjell një rrëfim për “Hoxhë Banjskën”, Mehmet Aliun, i cili ishte edhe paraardhës i tij.
“Ky në fotografi është Mehmet Aliu, i njohur si Hoxhë Banjska. Ka qenë nder kuadrot e para të hoxhallarëve të shkolluar në Stamboll. Hoxhë Banjska është njohur pasi ka qenë imam në Xhaminë e Banjskës, e cila është rrënuar e rrafshuar pas Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij, respektivisht ai, ka qenë pronar i shumicës së tokave bujqësore në Banjskë dhe fshatit afër Banjskës, Joshevikut. Të gjitha ato iu konfiskuan. Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadal janë përzënë sistematikisht.
Krahas se ka qenë shërbyes fetar, ai ka qenë edhe aktivist i çështjes kombëtare. Djali i tij, Shasivar Aliu ka qenë Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura të rinisë kosovare të Ballit Kombëtar dhe pjesëmarrës i Lidhjes së Dytë të Prizrenit.
Përndryshe, Hoxhë Banjska është stërgjyshi im nga ana e dajëve të babës.”
Armend Shkoza