PERFUNDOI KONFERENCA NDËRKOMBËTARE ISLAME NË KAIRO TË EGJYPTIT
Më datën 11.09.2023 pas plotë dy dytë dhe shumë seancave në mbrëmje përfundoi Konferenca ndërkombëtare në Kairo të Egjyptit me ligjëratën përmbyllëse të Eminencës së tij ministrit për çështje fetare pranë ministrisë së qeverisë së Egjyptit Prof.Dr. Muhamed Muhtar Xhum’ah.
Ministri falënderoi përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit nga e gjithë bota dhe iu shprehi mirënjohje për kontributin e tyre në kumtesat e ndryshme në lidhje me temën e konferencës : “Hapsira ekektronike dhe mjetet moderne të ligjërimit fetar”.
Njëherit Ministri Prof. Dr.Muhamed Muhtar lexoi Konkluzat e Konferencës duke konstatuar se teknologjia, hapsira elektronike dhe mjetet moderne janë një vlerë e madhe nëpërmes të cilave duhet të prezentohet dhe shpjegohet Islami në botën bashkëkohore me qëllim të ndikimit në ngritjen e mirëqenies njerëzore për të jetuar me dinjitet të besimit, respektit, etikës, paqës, tolerancës, bashkëjetesës për një botë të qetë ku çdo komb do ta ndjejë veten të sigurtë në liritë dhe të drejtat e tyre.
Reisul Ulema i BFI e RMV edhe njëherë shpreh respektin dhe falënderimet e tij në emër të BFI e RMV për ftesën e bërë nga Ministri si dhe ftesat permanente më herët dhe se deklaroi se këto Kënferenca shkencore janë të domosdoshme në kohën bashkëkohore për të prezentuar mendimin islam në përgjithësi.
Në këtë konferencë Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e shoqërojnë H. Ismet ef. Ademi drejtor për botën arabe dhe Dr. Abdulkerim ef. Iseni shef i kabinetit të Reisul Ulemasë.
Në këtë Konferencë morrën pjesë ministra të vendeve të ndryshme, dijetarë të mëdhenjë të mendimit islam, krerë të bashkësive islame, mufti, dhe profesionalist të shkencave të ndryshme si: Prof.Dr. Muhamed Ed Duvejni, Zv i Shejhul Ez’herit Prof Dr. Ahmed Tajjib, Dr. Adil Abdurahman El Asumi, Kryetar i Parlamentit Arab, Ministri i Vakëfit të Jordanit Dr. Muhamed Ahmed El Hulajle, Muftiu i Egjiptit Dr. Shevki Alam dhe shumë personalitete tjera me peshë në botën islame.