0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk ka vazhdim të dialogut

Më të lexuarat

Akuzat e ndërsjella në trekëndëshin Prishtinë – Bruksel – Beograd rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë të jenë të pranishme. Ato do të karakterizohen me fjalët “nuk keni bërë asgjë”, deri te fajet konkrete rreth mosimplementimit të shtatë marrëveshjeve të arritura deri në mars të këtij viti.

Të enjten i ashtuquajturi “lehtësues” i dialogut në fjalë do qëndrojë në Prishtinë, mirëpo ka mundësi që atë do ta injorojë kryeministri i Kosovës, pasi ai nuk ka asgjë të re t’i thotë Cooperit.

“Nuk jam i sigurt, por kryeministri sipas të gjitha gjasave të enjten kur vjen Cooperi në Kosovë, do jetë për vizitë në Bullgari. Kështu që ai nuk do takohet fare me të. Mirëpo, edhe po të takohej, ai nuk do kishte asgjë të re t’i thoshte. Ne nuk duam vazhdim të dialogut derisa marrëveshjet nuk implementohen, e Serbia lobon fuqishëm kundër anëtarësimit të Kosovës nëpër organizata rajonale”, ka thënë një pjesëtar i qeverisë Thaçi, shkruan “Zëri”.

Zyrtarë evropianë në Bruksel thonë se edhe nëse Thaçi nuk e takon “lehtësuesin” e dialogut, kjo nuk do të thotë diçka e madhe për ta, pasi jo gjithmonë kur Cooper ishte për vizitë në Kosovë, ai është takuar me kryeministrin e Kosovës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit