8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Kur vëllai i Buzhalës e pohonte vetë: M’ka vdek turpi!

Më të lexuarat

Kur njeriu s’posedon virtytin bazë për të qenë njeri…!

Turpi, një virtyt që i jep njeriut vlerë e dinjitet njerëzor, nuk ekziston, më saktë ka vdekur te gazetari monstruoz i Buzhalës, të cilin ky i fundit e cilësoi dhe si vëlla, pra te Vullnet Krasniqi, arrestuar së fundi pasi është kapur me lëndë narkotike.

Këtë e ka pohuar vetë ai në një përballje televizive me Abdullah Klinakun, një intelektual kosovar, me mision mbrojtjen e ruajtjen e vlerave familjare e shoqërore në Kosovë, kërcënuar nga tipologji si kjo e Vullnet Krasniqit, pa turpin si virtyt.

Është Klinaku ai që ka publikuar një fragment ku Krasniqi pohon se i ka vdekur turpi.

Dhe ky njeri i paturpshëm pra ftohet në mediat kosovare pa u kuptuar se për çfarë: si i mençur, si profesionist i zoti apo si njohës i thellë çështjesh? Nuk ka asnjë prej këtyre, përveçse të qënit kontravers dhe i marrëzishëm, si dhe i paturp, siç e pohon dhe vetë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit