Allahu i Madhëruar ne Surja El Beled i kujton njeriut mirësitë që i ka dhuruar, me qëllim që të mendohet mirë për zgjedhjet që bën.
Ai i Lartësuari thotë:
“A nuk i dhamë atij dy sy, Edhe gjuhë e dy buzë?” (8 – 9 El Beled)
أَلَمْ نَجْعَل لَّهُ عَيْنَيْنِ وَلِسَانًا وَشَفَتَيْنِ وَهَدَيْنَاهُ النَّجْدَيْنِ
Zoti e ka zbukuruar njeriun me këto mirësi, me qëllimin gjithashtu që të shikojë dhe të flasë.
Ai i ka dhuruar edhe plot mirësi të tjera, të domosdoshme për njeriun.
Këto janë mirësitë e dynjasë, ndërsa për mirësinë e besimit dhe të fesë, Ai thotë:
“Dhe a nuk ia treguam atij të dyja rrugët?”
(10 El Beled)
Zoti ia ka sqaruar njeriut rrugën e drejtë nga e gabuara,nëpërmjet shpalljeve dhe profetëve.
Për këto mirësi, robi duhet të jetë mirënjohës ndaj Dhuruesit dhe të angazhohet maksimalisht për të plotësuar detyrimet ndaj Tij.
Ai duhet që t’i shfrytëzojë këto mirësi për të kënaqur Zotin dhe jo për të plotësuar dëshirat e veta në harame.
Por këta lloj njerëzish nuk veprojnë në këtë mënyrë.
Tefsiri i Sadit “Zoti e mëshiroftë”!