Të paktën 733 persona u shtruan në spitalet në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit me ankesa të ndryshme të shkaktuara nga stuhia e rërës që goditi juglindjen e vendit
Të paktën 733 persona u shtruan në spitalet në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit me ankesa të ndryshme të shkaktuara nga stuhia e rërës që goditi juglindjen e vendit, transmeton Anadolu.
Kreu i shërbimeve të urgjencës në Sistan-Baluçistan, Majid Muhibbi i tha agjencisë IRNA se ata ishin shtruar në spital në tre ditët e fundit në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz në veri të Sistan-Baluçistanit.
Ai tha se 58 persona janë ende në spital për trajtim.
Shefi i Institutit Meteorologjik në atë provincë iraniane, Muhsin Haydari tha se për shkak të rritjes së sasisë së pluhurit në ajër, dukshmëria është zvogëluar, sidomos në Zabul dhe Zehek.
Zyra e guvernatorit të Sistan-Baluçistanit njoftoi se institucionet shtetërore dhe bankat në qytetet Zabul, Zehek, Hamun, Hirmend dhe Nimruz janë mbyllur sot për shkak të stuhive të rërës.
/aa/