8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Njerëzit ndahen në katër lloje – Nga porositë e Ibn Kajjimit

Më të lexuarat

Imam Ibnul Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Njerëzit ndahen në katër lloje:

1. Njerëz që shoqërimi me ta është si ushqimi. Shoqërimi me ta është i domosdoshëm.
Këta njerëz janë jashtëzakonisht të rrallë dhe të tillë janë ata të cilët kanë dituri për Allahun dhe për urdhrat e Tij dhe i këshillojnë njerëzit për Allahun, për Librin e Tij dhe për të Dërguarin e Tij.

2. Njerëz që shoqërimi me ta është si ilaçi dhe nevoja për ta është vetëm në rast të sëmundjes. Njerëzit e tillë janë të nevojshëm për dobitë e jetesës.

3. Njerëz që shoqërimi me ta është sëmundje.
Të tillë janë njerëzit që sjellin dëm në Fe ose Dynja.

4. Njerëz që shoqërimi me ta është vdekje dhe shkatërrim.
Ky lloj është më i shumti në mesin e njerëzve. Këta janë njerëzit e bidateve dhe ëndjeve.

elFeuaid, 1/519.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit