-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Türkiye lëshon urdhër arrest për Rasmus Paludan-in, i cili e dogji Kuranin në Suedi

Më të lexuarat

Rasmus Paludan, lideri i Partisë së ekstremit të djathtë danez, Linja e Rreptë (Stram Kurs), më 21 janar dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm

Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë ka lëshuar urdhër-arrest për Rasmus Paludanin, liderin e Partisë së ekstremit të djathtë danez, Linja e Rreptë (Stram Kurs), i cili dogji Kuranin përpara Ambasadës së Türkiye-s në Stokholm, raporton Anadolu.

Vazhdon hetimi i nisur nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë kundër Paludanit, i cili dogji Kuranin më 21 janar përpara ambasadës turke në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, me akuzën e “fyerjes publike të vlerave fetare të adoptuara nga një pjesë e popullit”.

Në kuadër të hetimeve, Zyra e Kryeprokurorit Publik kërkoi nga Gjykata e 8-të Penale e Ankarasë për Paludanin “arrestim për marrjen e një deklarate”.

Duke vlerësuar kërkesën, gjykata lëshoi ​​urdhër arrest për Rasmus Paludan-in.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit