2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ta përkujtojmë Hixhrin

Më të lexuarat

Në mungesë të anës festive me fishekzjarre, me bubullima të ndryshme, me zbukurime të shesheve, si dhe me shumë gjëra të tjera me të cilat, disa bëjnë të ditur se pikërisht sot ndodh diçka pēr tē cilēn nuk dinë çfarë të tregojnë, përveç të pëshpërisin diç, ndërsa te ne besimtarët myslimanë, Ngjarja e Hixhrit është mesazhi kryesor i njerëzimit, do të thosha, tu bi or not tu bi. 

Pikërisht në këtë ditë përpara 1445 viteve ndodhi shpërngulja fizike e besimtarëve prej shoqërisë pagane (besimi në shumë zota) në Medine Mynevere (Medinën e shndërritur) në shoqërinë besimdrejtë, përkatësisht prej adhurimit të shumë zotave dhe nënshtrimin, lutjen dhe sakrificën ndaj tyre drejt adhurimit me meritë në Allahun, Një dhe të Pashoq. 

Prej asaj dite, lufta vazhdoi e njëjtë dhe me të njëjtat metoda dhe qëllime, prandaj kjo ditë duhet të përkujtohet me të gjitha faktet që i paraprinë kësaj dite, si dhe me pasojat e mēvonshme dhe deri në ditët tona.

Prandaj, shijoje këtë duke u bërë muhaxhir, duke u larguar prej mëkateve, duke kërkuar falje për to, duke u larguar nga shoqëria e lig drejt shoqërisë së mirë, nga hidhërimi në falje, nga vrazhdësia në butësi, nga të gjitha gjërat që paraqesin negativitet drejt lumturisë dhe pozitivitetit, thënë ndryshe, largimi nga e kota dhe errësira drejt dritës.

Ta adhurojmë Allahun ashtu sikurse Ai meriton të adhurohet, me këtë ta arsyetojmë hadithin ku Muhamedi (alejhi-selam) na i dedikon fjalët: “…Ah vëllezërit e mi…”, përkatësisht të fitojmë epitetin e muhaxhirit dhe t’i përjetojmë momentet e hixhrit të vërtetë.


Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit