2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Srebrenica: viktimat që “s’mbarrojnë”…

Më të lexuarat

Lamtumira për 30 trupa të tjerë, kush janë më i riu dhe më i vjetri, kërkohen dhe 1000

Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, i cili u krye në korrik 1995, eshtrat e 30 viktimave të tjera do të varrosen në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit të martën, arkivolet e të cilëve u vendosën në ish-fabrikën e baterive të dielën.

Mes 30 personave që do të varrosen këtë vit në varrimin kolektiv të 11 korrikut, janë edhe katër të mitur.

Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Elvir Salçinoviç, një djalë i cili ishte 15 vjeç kur u vra.

Ai u ekzekutua në zonën e Baljkovicës dhe eshtrat e tij u zhvarrosën nga varri masiv i Lipjes afër Zvornikut në vitin 2001. Është identifikuar në vitin 2011.

Vendprehjen e fundit do ta gjejë me babain e tij Turabija dhe vëllain Almirin, të cilët u varrosën në Potoçar në vitin 2003 dhe 2011.

Viktima më e vjetër që do të varroset është Nezir Muminoviç, i cili ishte 65 vjeç kur u vra.

Eshtrat e tij u zhvarrosën në vitin 2007 në zonën e Kamenicës.

Çdo vit, pas funeralit kolektiv të viktimave të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, pasojnë rizhvarrosjet e viktimave të varrosura më parë në Potoçari, në mënyrë që të shtohen eshtrat e gjetura më vonë.

Këtë vit do të hapen 71 varre.

Në ambientet e projektit të identifikimit të Podrinjës gjenden edhe rreth 400 mbetje të tjera, të cilat po ashtu presin procesin e rizhvarrimit dhe rishoqërimit.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari, gjenden 6721 viktima të gjenocidit, të ekzekutuar nga ushtria dhe policia e Republika Srpska, nën komandën e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Rreth 1000 viktima të tjera të gjenocidit janë ende në kërkim. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit