0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjenocidi i Srebrenicës!

Më të lexuarat

Gjenocidi apo tragjedia e Srebrenicës e cila ndodhi pas luftës së dytë botërore në Evropë, një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8372 boshnjakë muslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga “Ushtria e Republikës Serbe” (VRS) nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni” (sq. Akrepat), e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

Nuk ka qenë shumë e pa pritur nga qetnikët serb një masakër e tillë sepse serbët kanë bërë edhe shumë masakra e gjenocide edhe më herët dhe më vonë , në Bosnjë dhe në Kosovë . E po t’i vij mundësia me shumë gjasë e bëjnë prapë, ata ende nuk janë penduar për krimet e tyre, nuk kanë kërkuar falje për krimet e tyre në trojet e Ballkanit. Por ajo çfarë ka qenë e papritur dhe befasuese është fakti që ai gjenocidë ndodhi në prani të forcave paqeruajtëse Holandeze të cilat asnjë hap nuk e morrën për ndaljen e atij gjenocidi. Është shumë shokuese se ka ndodhur para syve të botës “së civilizuar” në mes të Evropës e që konsiderohet dhe krimi më i madh kundër njerëzimit pas luftës së dytë botërore në Evropë.

I gjithë ky krim dhe krime tjera kundër muslimanëve të Bosnjës dhe të Kosovës janë bërë për faktin se boshnjakët janë musliman ashtu sikurse edhe shqiptarët që janë musliman me shumicë. Serbët ato masakra i kanë bërë në emër të fesë së tyre. Këtë e dinë të gjithë, ama përse nuk duan ta pranojnë ,ajo është çështje tjetër. Kësaj të keqe i shtohet edhe një e keqe tjetër, e ajo është se Evropa ende nuk e ka dënuar Serbinë për gjenocidin e Srebrenicës, nuk i ka dënuar serbët e Bosnjës vecse disa individëve të paktë, madje serbët “sikurse u shpërblyen” me një republikë në mes të Bosnjës pa qenë fare dhe sot ajo republikë po luan rol.

Ashtu sikurse që po i shpërblen serbët në Kosovë me një asociacion komunash, respektivisht një “mini serpska republikë”. E kaluara tashmë nuk kthehet, por nga ajo duhet marrë mësim. Bonshjakët dhe shqipëtarët duhet marrë mësim nga e kaluara. Zoti i pastë mëshiruar të vdekurit, i dënoft kriminelët, e ruajt Kosovën, Zoti e ruajt Bosnjën.
Amin!

Me respekt,
Shefqet Krasniqi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit