Vazhdon therja e kurbaneve
Pas namazit të Bajramit, në të gjitha thertoret e autorizuara nga Bashkësia Fetare Islame filloi therja e kurbaneve që besimtarët musliman i kanë paguar në BFI. Para fillimit të therjes, anëtarë të komisioneve të deleguara nga BFI dhe muftinitë përkatëse mbikëqyrin procesin e therjes në mënyrë që ajo të jetë sipas dispozitave të sheriatit islam. Therja e kafshëve do të vazhdojë deri në ditën e tretë të Kurban Bajramit, ndërsa më pas do të bëhet paketimi dhe shpërndarja e mishit, për nevojat e Medresesë Isa Beu dhe gjithë familjeve dhe besimtarëve në nevojë. Allahu i pranoftë gjitha kurbanet e besimtarëve.