11.1 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

DITËT MË TË MIRA – Hoxhë Irfan Salihu

Më të lexuarat

Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Nuk ka ditë ku vepra e mirë të jetë më e dashur tek Allahu i Madhëruar sesa në këto ditë (dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes).” I thanë:
“O i Dërguar i Allahut, as edhe xhihadi në Rrugë të Allahut?!” Ai ﷺ tha:
“As edhe xhihadi në Rrugë të Allahut, përveç një personi që delë me veten e tij dhe pasurinë e tij dhe nuk kthehet me diç prej kësaj (bie dëshmor në Rrugë të Allahut dhe pasuria e tij shpenzohet e gjitha në Rrugë të Allahut).” Buhariu.

Punë të pëlqyeshme:

1. Jepuni dashuri prindërve tuaj, buzëqeshni, puthini, përqafoni, bëjini të ndihen të veçantë, ashtu si kan bërë me ju kur keni qenë fëmijë.

2. Bëhu i dëgjueshëm ndaj prindërve, sepse një nga mëkatet më të mëdha pas shirkut është mosbindja ndaj prindërve.

3. Ushqeni zogjtë dhe macet me ujë, drithë, qumësht etj.

4. Merr ujë të ftohtë dhe shpërndaje atyre që punojnë nën diell,
si punëtorët, pastruesit, kalimtarët apo kushdo që ka nevojë.

5. Shkuarja në kohë për namaz në xhami.
Lexoni Kur’an sa më shumë, dëgjoni ligjerata fetare dhe lexoni literaturë islame.

6. Vizitoni të sëmurit, të afërmit tuaj, ushqeni nevojtarët.

7. Mundohuni të agjëroni të gjitha 9 ditët. Çdo ditë që agjëron të largon 70 vjet nga Xhehenemi dhe ju ndihmon të qëndroni larg gjërave të ndaluara Insha’Allah.

8. Nëse jo 9 ditë, atëherë agjëroni të paktën ditën e Arefatit, se agjërimi i asaj i fshin mëkatet e dy viteve.

9. Në ditën e Arafatit thuaj duanë më të dashur Allahut
“La ilahe il-la Allahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul
hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir!”

10. Jep shumë sadaka-lëmoshë.

11. Qëndroni larg muzikës dhe këngëve, videove dhe gjitha pisllëqeve që gjenden në internet.

12. Mos e humbni kohën tuaj në postimet në Facebook, ajo të ha kohën si një sëmundje që ha qelizat e shëndetshme në trup.

13. Bëni thirrje në Islam dhe udhëzojini vëllezërit dhe motrat tuaja muslimane apo edhe jomuslimanët në të vërtetën.

14. Lexoni Kuranin gjatë gjithë kohës këto ditë.

15. Përcillni mesazhe për të gjithë ata që njihni, sepse shumica e njerëzve nuk dinë për këto ditë ose janë injorantë ose të zënë me gjëra të parëndësishme.

Allahu na udhëzoftë dhe na mundësoftë të gjithëve vepra të mira!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit