Gjatë zhvillimit historik të kombit shqiptar, krahas faktorëve të tjerë, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe personalitetet e shquara historike, qofshin ato shkencore, letrare, kulturore, politike e kombëtare, por edhe ato fetare intelektuale e patriotike.
Keëto figura të penës, të dijes, të kulturës e të punës që populli shqiptar i nxori nga gjiri i tij në luftërat dhe në rrethanat e vështira shekullore, në përpjekje për çlirim dhe për zhvillim kombëtar, i krijuan emër dhe i sollën lavd e nder emrit Shqipëri,
Një vend të merituar në lëvizjet tona kombëtare të shek. XX, më parë dhe më pas, e deri në luftën e fundit në Kosovë, zënë edhe shumë personalitete dhe figura të shquara patriotike kombëtare e fetare të cilat dhanë një kontribut të çmuar si në Iushën e kulturës islame, ashtu edhe në fushën e gjuhës dhe arsimit shqip, si dhe morën pjesë aktive në Lëvizjet Kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Ulemaja dhe personalitete e tjera fetare intelektuale luajtën rol shumë të rëndësishëm, dhe ndoshta vendimtar në hartimin dhe afirmimin e programit të mbrojtjes kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit (shtator 1943-nëntor 1944). Numri më i madh i anëtarëve të Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe i komiteteve të lidhjes në prefektura dhe nënprefektura, ishin intelektual me medrese ose kualifikime të tjera islame. Si rezultat i një përmbajtje të tillë të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, në krye të sajë u emërua Musa Sheh Zade, personalitet i njohur në botën shqiptare si veprimtar i palodhur për realizimin e aspiratave shekullore të kombit shqiptar.(1)
Ndër emrat e njohur prej shumë emrave që bartën barrën e organizimit dhe të luftës së mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë Etnike gjatë viteve 1941-1945 janë edhe mulla Idriz Gjilani, mulla Dulla i Hotlës së Kumanovës, mulla Mustaf Bara, mulla Ibrahim Polaci, mulla Vejsel Guta, mulla Nuredini i Gjinocit të Suharekës, mulla Zek Berdynaj, mulla Hamit Bytyqi, mulla Rexhep Krasniqi e të tjerë. Derisa në shtetin amë në Shqipëri udhëheqësit fetar dënoheshin, torturoheshin dhe persekutoheshin nga regjimi komunist, në Kosovë ulemaja dhe udhëheqësit fetar dënoheshin, burgoseshin dhe torturoheshin nga regjimi serbo-sllav.
Si gjatë gjithë etapave të historisë së shek. XX, ashtu edhe gjatë periudhës së viteve 1945-1949, pjesa dërmuese e ulernasë shqiptare, posa panë se filloi aksioni politik i Jugosllavisë në baza pansllaviste anti-shqiptare do të gjendeshin me detyra refuzuese, duke e edukuar popullin në luftë politike dhe kombëtare nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës.
Pozicionimi i tillë i ulemasë nuk kishte karakter urrejtës psikologjik e as urrejtje ndaj krishterimit, por thjeshtë qëndrimi i ulemave ishte shndërruar në lëvizje politike dhe kombëtare për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, të atdheut dhe të identitetit fetar e kombëtar.
Angazhimi i ulemasë shqiptare në Lidhjen e Dytë të Prizrenit (19 shtator 1943)
Rrethanat politike në Shqipëri pas kapitullimit të Italisë nuk premtonin një platformë a vizion të qartë për mbrojtjen e kufijve etnik, pasi lufta që bëhej në Shqipëri ndërmjet Ballit dhe Partisë Komuniste nuk ishte shpresëdhënëse. Të dyja këto parti politike shqiptare nuk e kishin vizionin e duhur se si të ruhej Shqipëria Etnike.
Në një situatë shumë të ndërlikuar politike, nacionalistët shqiptar në Kosovë vendosën të thernelonin një organizatë politike – ushtarake, për t’ i dalë zot vendit dhe për të mbrojtur Shqipërinë Etnike nga forcat komuniste në Kosovë dhe në Maqedoni.(2) Ata në takimin e parë që u mbajt më 11 shtator 1943, në Prizren u pajtuan, që organizata të emërohet Lidhja e Dytë e Prizrenit, me të njëjtin emër si Lidhja e Parë e Prizrenit. Kuvendi i parë i kësaj Lidhje përfundoi punimet më 19 shtator 1943.
Në këtë kuvend themelues morën pjesë 42 delegatë, përfaqësues nga gjashtë prefektura: Dibra, Prizreni, Peja, Prishtina, Mitrovica dhe Sjenica.(3) Kjo lidhje organizohej për realizimin e çlirimit dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetem. Në mesin e përfaqësuesve të popullit në këtë kuvend morën pjesë edhe disa figura e personalitete fetare si; Hasan ef. Dashi (Gjakovë), Nuredin ef. Haliti (Suharekë), Hoxhë Visoka, mulla Hysen Statofci (Podujevë) Bahtiar efendiu nga Dragashi etj ..
Lidhja e Dytë e Prizrenit, është organizata më e rëndësishme politiko-ushtarake në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare, e cila u themelua gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo Lidhje angazhohej për realizimin e çlirimit dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm.(4)
Angazhimi i figurave fetare në organizatën NDSH
Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, duke qenë njëra nga organizatat e shumta atdhetare, ajo shpalosi ide të shumta frymëzuese e përshpejtuese për mbrojtjen dhe shpëtimin e trojeve të Shqipërisë Etnike. Pra, atëherë kur një pjesë e Evropës gjakosej nga terrori komunist për të jetësuar diktaturën e proletariatit, lëvizja kombëtare
NDSH filloi veprimtarinë e vet në shkallë mbarëkombëtare për idealet e larta kombëtare duke filluar që nga Prishtina e Shkupi, e deri në fshatrat më të largëta, në kufijtë e Shqipërisë Etnike.
Radhët e para të kësaj lëvizje ilegale i përfaqësonte ajo pjesë e ndërgjegjes shqiptare si; intelektual e patriot të brumosur me ide kulturore kombëtare, të cilët nëpër vite shpërndan rreze shprese për lirinë e trojeve shqiptare dhe për bashkimin e tyre në kufijtë e një Shqipërie Etnike. Në shërbim të NDSH-së përveç shumë intelektualëve e patriotëve, ishin vënë edhe disa ulema e hoxhallarë të arsimuar me, ide përparimtare e patriotike.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Boterore dhe rrethanat që u krijuan pas saj, në Llap vepronin personalitete të rëndësishme kombëtare si: Jahë Fusha, Hoxhë Visoka, Ajet Gërguri, e ndër më të njohurit ishte edhe mulla Ramë Govori. Në kuvendin themelues të NDSH-së për Llap, të mbajtur në malin e quajtur Kollqak, më 17 gusht 1945, u zgjodh kryesia e parë e NDSH-së për Llap në përbërje prej 19 anëtarëve. Kurse kryetar i komitetit u zgjodh mulla Ramë Govori, i cili më parë ishte anëtar dhe veprimtar i organizatës “BESA KOMBËTARE” të Ymer Berishës.(5)
Në fund të këtij kuvendi, mulla Rama pas i falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, ndër të tjera tha: “Vdekja më e madhe është vdekja për atdhe … e drejta është në anën tonë, do të luftojmë për qëndrimin kombëtar, për vatrat tona dhe për atdheun e fëmijëve tanë. Nuk durojmë robërinë e Serbisë pushtuese … “.(6) Mulla Ramë Govori ishte edhe komandant i Forcave të Armatosura për Llap.
Komiteti i NDSH-së për Llap po atë ditë, mori vendim për formimin e komitetit të njëjtë për Koliq dhe për vendbanimet e tjera në rrethin e Llapit.(7)
Për shkak të kontributit të mulla Ramë Govorit në NDSH, atë e zënë policia serbe e cila fillimisht e burgosi në Podujevë, pastaj e transferojnë në burgun e Mitrovicës, ku edhe ballafaqohet me Ali Shukriun, prokuror shqiptar, i njohur për politikë anti-shqiptare. Fillimisht mulla Rama dënohet me pushkatim, më vonë dënimin ia shndërruan në 20 vjet burg, ndërsa i mbajti 16 vjet e një muaj e 12 ditë burg në vende të ndryshme, prej Mitrovicës, Prishtinës e deri në Nish, ku e mbajti shumicën e dënimit.
Ndër veprimtarët e shquar të organizatës NDSH, ishte edhe mulla Maliq Gashi, i lindur në fshatin Luzhnicë të ish-komunës së Duhlës (tash komuna e Therandës), në vitin 1909. Mësimet i kishte ndjekur në medresenë e Prizrenit, ku përveç se u aftësua profesionalisht, ai u edukua edhe në frymën e atdhedashurisë. Pas përfundimit të mësimeve në medrese, mulla Maliqi shërbeu si imam në rajonin e Pejës, të Siçevës së Klinës etj., ku krahas detyrës së tij si mësues i fesë islame (hoxhë), ai zhvilloi edhe veprimtari tjera patriotike, duke përhapur ilegalisht fjalën e shkruar shqipe, respektivisht duke iu mësuar nxënësve të tij shkronjat e alfabetit shqip. Mulla Maliq Gashi mbante lidhje’ të ngushta me anëtarët e shoqërisë “Drita” të Arllatit të Drenicës dhe me atdhetarët e saj, Vesel Pagarushën, mulla Maliq Sylejmanin, mulla Rexhep Krasniqin, mulla Azem Hotin e Carall ukës, Xheladin ef. Krajmirofcin, mulla Dostanin e Dragobilit etj …(8)
Si njeri i zgjuar dhe i arsimuar, mulla Maliqi i përcolli të gjitha ngjarjet shoqërore-politike, që zhvilloheshin në tërë hapësirën etnike shqiptare. Siç deldarojnë bashkëkohanikët e tij, dëshpërimi më i madh i tij ka qenë kur në vend se shqiptarët të bashkoheshin në luftë për lirinë e vendit, ata u përçanë pas vitit 1943, duke kaluar disa me partizanët sllavo-çetnik, disa duke iu bashkuar pushtetit të ri komunist jugosllav, të cilët edhe e tradhtuan Konferencën e Bujanit, të mbajtur me 31. XII. 1943 dhe një e dy janar 1944, në Bujanë të Tropojës.”(9)
Pas takimit me Hasan efendi Nahin dhe me ndërmjetësimin e tij, me Tahir Dedën, mulla Maliq Gashi përqafoi programin e organizatës NDSH, dhe merr përgjegjësit konkrete për zhvillimin e propagandës kundër politikës okupuese të shtetit sllavo-komunist dhe kundër ideologjisë komuniste, pastaj mbledhjen e shënimeve rreth likuidimit të atdhetarëve nga ana e pushtuesit, si dhe formimin e celulave të NDSH-së – degëve, nëndegëve të komiteteve në rrethet e Suharekës dhe të Rahovecit dhe zgjedhjen dhe dërgimin e anëtarëve në Komitetin Qendror në Prizren.
Mulla Maliq Gashi së bashku me Vesel Pagarushën në shumë fshatra dhe nëpër oda, zhvillonin biseda dhe aktivitete për mbledhjen e ndihmave ushqimore, veshmbathjeve dhe municionit dhe sigurimin e jatakëve për luftëtarët, të cilët në atë kohë zhvillonin luftime me ushtrine’ dhe milicinë e pushtuesit në mbarë Kosovën
Fatkeqësisht, aktiviteti i anëtarëve të grupeve të rrethit të Rahovecit dhe të Suharekës nuk zgjati shumë, sepse pas mbledhjes në Rahovec, ku morën pjesë Ukë Sadiku, Rifat Krasniqi, mulla Maliq Gashi etj., grupi me të gjithë anëtarët e organizatës, zbulohen. Kështu më 18. 02. 1950 filloi burgosja e grupit të Lidhjes së Prizrenit. Në këtë periudhë burgosën hafëz Jakup Muqeziu, Biter Dehalla, Ton Mjeda, Mustafë Dërguti, Mustafë Nixha, Shaban Mazreku, Zekë Bajraktari, Arif Ramadani dhe mulla Maliq Gashi.(10)
Edhe pse gjyqi komunist nuk posedonte informata të mjaftueshme rreth aktivitetit të mulla Maliqit, atë e dënoi me 17 vjet burgim dhe me 21 janar 1950, e dërgojnë në Mitrovicë të Sremit për mbajtje te dënimit. Atje i gjen edhe shumë atdhetarë të tjerë nga Kosova në mbajtje të dënimit me shumë vjet burg si: Shaqir Currin, Qazim Komonin, Raif Cërnicën etj .. Edhe në burg këta atdhetarë të dëshmuar nuk qëndruan kot dhe as që u frikësuan nga organet e burgut, të cilët i mbanin vazhdimisht nën mbikëqyrje, por në burg formuan komitetin e NDSH-së në krye me Raif Cërnicën dhe me sekretar Ramadan Rexhën.(11)
Ndër hoxhallarët më të njohur dhe më aktiv në organizatën NDSH pa dyshim ishte mulla Sadri Prestreshi, i cili qysh në vitet e ’30 kishte shfaqur interesim për t’u marrë me politik, për t’u pozicionuar në interes të popullit dhe kombit. Ai në atë kohë ishte në shoqëri me Arif Shalën e Sankocit, me Hazir Metën e Krojmirit etj .. Sipas mulla Sadri Prestreshit, Arif Shala qysh atëherë njihej me emrin Hoxhë Avdia, sepse ishte i vetmi nxënës i medresesë së Pirinazit, të cilit i ishte lejuar ta mbante shallin e hoxhës.(12)
Në një dokument me të dhëna autobiografike, që mban datën 29 prill 1982, mësojmë se mulla Sadriu është inkuadruar në organizatën NDSH në fillim të vitit 1946. Ai ishte anëtar i Komitetit për rrethin e Sitnicës me seli në Lipjan. Mulla Sadri Pres treshi mbante kontakte dhe lidhje të përhershme me Azem Bellaqefcin, Ajet Gërgurin dhe Gjon Serreçin.
Se mulla Sadriu korrespondonte me Gjon Serreçin dhe se ishte bashkëpunëtor i ngushtë i tij, tregon edhe letra që Gjon Serreçi ia kishte dërguar mulla Sadriut ku shkruante:
“Në malet e Drenicës, më 11. VII.1946, ora 9: Shpresim i dashtun nga ai zotnia mora lajmet tua dhe më gëzoi kur një vëlla do me shtri kontributin në luftën e këtij populli shqiptar për kufijtë e atdheut tonë. Qëndrimi yt është mjaftë i mirë dhe se ti i dashruni Sadri duhet qi ti përvishesh punës se kemi parasyshë aftësinë dhe përvojën tënde. Kemi dëshirë që të takohemi … i nap fund (letrës) me t’onën: besa kombëtare ndera shqiptare! Në luftë për kufitë e Shqipërisë Etnike 1912 sene! Rroft Ushtria Nacional Demokratike Shqiptare!”. Sigurisht se kjo letër tregon mjaft për lidhjet dhe raportet e Gjon Serreqit me mulla Sadri Prestreshin.
Kontributi i mulla Sadriut në radhët e NDSH-së ishte që të rekrutoj anëtarë të rinj dhe nga kjo arsye ai konsiderohej si sekretar i Komitetit Nacional Demokratik të rrethit të Sitnicës me seli në Lipjan. Në këtë organizatë ai kishte vepruar me nofkën “Shpresimi,” Ashtu si edhe veprimtarët e tjerë, edhe mulla Sadri Prestreshin oficerët e OZN-ës e arrestojnë dhe më pas dënohet me 5 vjet burg. Përballë oficerëve të OZN-së, mulla Sadriu qëndroi i pathyer, duke u qëndruar besnik pa.rimeve të tij të formuara nga edukimi i tij. Dënimin e vuan në burgun e Prishtinës, Mitrovicës, Nishit dhe Pozharevcit. Në këtë të fundit qëndroi deri më 28 dhjetor 1947, me vendimin e Gjyqit Ushtarak të Divizionit të Prishtinës, të datës 1 dhjetor 1947.(13)
Veprimtarë të njohur në organizatën NDSH ishin edhe prifti katolik Bernard Llupi, Haki ef. Sermaxhaj (ishte takuar disa herë me Nolin kryepeshkopin ortodoks shqiptar dhe e njihte mirë atë), mulla Kadri Llashtica i cili bashkëpunonte me Haki efendiun, mulla Riza Osmani i Poliçkës, ishte anëtar i komitetit të NDSH-së në Shipashnicë të Epërme dhe ishte i lidhur me Komitetin Qendror të NDSH-së në Shkup, ha.fëz jakup Muqeziu nga Prizreni i cili mori pjesë në shumë takime dhe aktivitete të NDSH-së, mulla Mehmet-Hyd Hoxha, ishte veprimtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe NDSH-së, ishte dënuar me 14 vjet burg, etj ..
Mund të themi se edhe në ngjarjet e vitit 1981 me dhjetëra hoxhallarë, kanë marrë pjesë në demonstratat e organizuara nga intelektualët patriot dhe nga rinia studentore ku dominonin parullat me kërkesa politike, ekonomike dhe parulla e njohur Kosova Republikë, disa prej tyre madje kanë qenë edhe veprimtarë aktiv në organizatat e kësaj kohe.
Edhe në periudhën e viteve 1989- 1998, personalitetet fetare ishin mjaft aktiv duke iu kundërvu me çdo formë regjimit serbo-sllav, sidomos gjatë kohës së rrënimit të autonomisë së Kosovës. Në mbrojtje të kushtetutës së vitit 1974, në demonstratat e organizuara në Prishtinë, më 27 mars 1989 bie dëshmor medresisti i sapo diplomuar, Mustafë Veseli.
Gjatë periudhës së viteve të 90′ një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve dhe teologëve kanë qenë të përfshirë në partitë politike shqiptare, të cilat në programet e tyre kishin synim lirinë dhe pavaresllle e Kosovës. Pra, institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe prijësit fetar të këtyre institucioneve si gjithherë edhe gjatë kësaj periudhe kanë qenë në vijën kombëtare, në shërbim të popullit dhe atdheut.
Shembull dhe model i një atdhetarizrni të tillë është edhe Myftiu i Kosovë, Naim ef. Tërnava i cili qysh në vitin 1989 kishte bërë thirrje publike për luftë kundër regjimit kriminal serb. Ai në tubimin e mbajtur në qershor të vitit 1989, në Bardhë të Vogël me rastin e ceremonisë mortore të dëshmorit Abedin Krasniqi, publikisht bëri thirrje për luftë, kur tha: “Edhe njëherë i bëjmë me dije sadizmit serb se Bashkësia Islame do të angazhohet me pjesëtarët e saj, deri në njeriun e fundit, për çlirimin definitive të vendit.
Institucionet e BIK-ut, veçmas medreseja ”Alauddin” në këtë periudhë ishte shndërruar në qendër të rezistencës kombëtare. Në vitin shkollor 1991-1992, kur regjimi serb mbylli institucionet e arsimit në gjuhën shqipe në Kosovë, medreseja ”Alauddin” hapi dyert për studentët shqiptarë dhe siguroi kushte për mbajtjen e ligjëratave për të gjitha fakultetet.(14) Në lokalet e medresesë “Alauddin ” u mbajt Kongresi i Parë i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Kuvendi i LDK-së, kur ishte kriza më e madhe e sigurimit të lokaleve për shkak të kontrolleve dhe presionit të regjimit okupues serb. Në këtë çerdhe të dijes dhe të kulturës, ishte caktuar edhe vendi në të cilin do të mbahej mbledhja e kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila ishte paraparë të mbahej më 23 qershor 1992.(15) Në medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, ishte themeluar edhe shoqata e arsimtarëve të shkollave të mesme të Kosovës-LASH “Naim Frashëri”. Mund të konkludojmë se vetëm gjatë vitit 1990-1998 në këtë institucion, janë mbajtur rreth 1200 tubime me karakter politik kombëtar dhe kulturor-shkencor.
Në anën tjetër gjatë zhvillimit të luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998-99, të udhëhequr nga UÇK-ja, shumë nga hoxhallarët kanë qenë të rreshtuar në radhët e UÇK-së, ndërsa 37 prej tyre kanë rënë dëshmorë në altarin e lirisë.
_________________________
1. Zani i Kosovës, Populli kosovar përtrinë Lidhjen e Prizrenit, Kosova, nr: 51-52, Tiranë, tetor; 1943,4.
2. Dr: prof. Vebi Xhemaili, “Forcat kombëtare në mbrojtje të Shqipërisë Etnike 1941- 1945”, Tetovë, 2006. fq. 173.
3. Po aty; fq. 176.
4. Tahir Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, Bruselles, 1965. fq. 40.
5. Dr. Fehmi Pushkolli, Nuhi Gashi, patriot dhe mësues.fq. 102, 103.
6. Adem Ajvazi, NDSH-ja në Llap (1945-1949), Podujevë, 2005, fq. 69.
7. Po aty.fq. 70.
8. Jetish Kadishani- Tomë Mrijaj; Ngjarje dhe portrete historike. Prishtinë, 2004, fq. 93.
9. Po aty, fq. 94.
10. Selajdin Krasniqi, Prizreni-udhëtim nëpër kohë, Prizren, 2002, fq. 113. (marrë nga deklarata e hafëz Jakup Muqeziut, pjesëtarë i grupit).
11. Jetish Kadishani-Tomë Mrijaj, Ngjarjet dhe portretet … fq. 97, 98.
12. Dr. Muhamet Pirraku, “Shpresimi” i organizatës së NDSH, Dituria Islame, nr: 91-92, 1997, fq. 19.
13. Dr. Muhamet Pirraku, Dituria lslame, nr: 91, fq. 24.
14. Dr. Mehmet Rukiqi, Medreseja “Alauddin” në shërbim të çështjes fetare e kombëtare, Dituria Islame. Nr. 88, shkurt, 1997. fq.7.
15. Po aty.
Prof.Asoc.Dr. Fahrush Rexhepi
Dituria Islame 367