1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Studentët e UP-së ende nuk i kanë paraqitur provimet “online”

Më të lexuarat

Studentët e vitit të parë të nivelit bachelor në Universitetin e Prishtinës ende nuk i kanë paraqitur provimet “online”, ashtu siç ishte parashikuar për afatin e prillit. Paraqitja e provimeve ka vazhduar të bëhet në formën e vjetër.

Sipas Isak Shabanit, drejtor i IT-së në UP, studentët e vitit të parë gjatë afatit të prillit kanë qenë të obliguar t’i paraqesin provimet në të dyja format, meqenëse “kjo ishte hera e parë që paraqitja e tyre ‘online’ do të praktikohej”. Por, deri më tani, provimet janë paraqitur vetëm në formën e vjetër. Këto vonesa Shabani i arsyeton, duke thënë se fillimisht kanë pasur në plan realizimin e një pilotprojekti për paraqitje të provimeve, i cili është dashur të aplikohet vetëm në dy fakultete. Mirëpo, nga kërkesat e dekanëve është arritur një marrëveshje që, sipas Shabanit, i ka obliguar ata që këtë pilotprojekt ta aplikojnë në të gjitha fakultetet e UP-së dhe fakti që janë përfshirë të gjitha fakultetet e ka vonuar procesin.

“Deri më tani ne kemi arritur që t’i fotografojmë të gjithë studentët e vitit të parë dhe po ashtu edhe stafin administrativ dhe atë akademik, që janë përgjegjës për vitin e parë”, ka bërë të ditur ai.

Po ashtu Shabani ka potencuar se fotografitë dhe të dhënat e studentëve që ata i posedojnë në sistem janë verifikuar dhe procesi i shtypjes së ID-kartelave është duke u zhvilluar. Por sa do të arrihet që studentët të aplikojnë “online” para se t’u nënshtrohen provimeve, Shabani thotë se kjo varet plotësisht nga dekanët e fakulteteve.

“Ne i kemi lutur dekanët që provimet e viteve të para t’i caktojnë në fund të muajit prill, në mënyrë që ata të mund t’i paraqesin edhe ‘online’, para se t’u nënshtrohen provimeve”, ka shtuar ai.

Sipas Shabanit, ky projekt ende ka kohë të realizohet dhe nuk mund të dështojë plotësisht për faktin se janë në dispozicion dy fakultete, ai i Arteve dhe i Filologjisë, të cilat qind për qind do ta respektojnë këtë kërkesë.

Megjithatë, Shabani ka garantuar se për afatin e qershorit do të jetë çdo gjë e gatshme që provimet të paraqiten “online” nga ana e studentëve të vitit të parë pa asnjë vështirësi./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit